E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Fëmijëve, Rama me jetimët: Brenda mandatit, tableta në gjimnaze

1-qershoriTiranë/Vlorë- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve apelohet për respektimin e të drejtave të tyre e për një mirëqenie sa më të mirë.

Në këtë ditë kreu i opozitës, Edi Rama festoi më fëmijët jetimë të jetimores së Vlorës, të cilëe u shpërndau edhe dhurata me rastin e 1 Qershorit.

Rama në fjalën e tij premtoi se do të bëjë gjithçka nëse vjen në pushtet për tI shërbyer një rritje sa më të mirë të brezit të ri.

Gëzuar 1 qershorin! Zotohemi që do të bëjmë shumë më tepër për ta, për të gjithë fëmijët e Vlorës. Për të gjithë fëmijët që kanë nevojë shumë për kushte më të mira, çerdhe, kopshte, shkolla, lagje kanë nevojë për hapësira dhe për aktivitete që ti shërbejnë mirë rritjes së tyre,-tha Rama.

Kreu i opozitës tha se në Brenda mandatit të ardhshëm, nëse PS-ja fiton qeverisjen do të pajisë më tableta gjimnazistët e të gjithë vendit, për një mësimnxënje sa më efiçente që do të zëvendësojë edhe librat.

Kemis jelë disa dhuarta. Tableta të vogla se fëmijët i mësojnë vetë. Si të re shumë të rëndësishme për shkollën. Duam Brenda katër viteve të ardhshme shkollat e mesme dhe dalëngadalë edhe shkollat 9-vjeçare të fillojnë të pajisen deri në fund me tableta, e objektiv është të arrijmë deri në heqjen e librave e mbajtjen e këtye tabletave edhe për mësimdhënien,-tha Rama.

Gjatë ditës së sotme do të ketë një sërë aktivitetesh me rastin e 1 Qershorit në të gjithë vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›