E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturinat masakrojnë mjediset publike, ndotje në punë e piknik (FOTO)

ndotja-ujivara-1Tiranë- Mjediset publike në vendin tonë vijojnë të jenë të ndotura nga mbeturina të hedhura e braktisura kudo. Në fokus të denoncimit të ndotjes në vendin tonë sjellim sot imazhet e ndotjes në Tiranë në mjedise të përbashkëta komunitare.

Në këto imazhe duket qartë sesi gotat plastike të kafeneve ose kartat bankare e ato telefonike hidhen në mjediset e punës, siç janë Kullat Binjake në ‘Bulevardin Dëshmroët e Kombit.

Po ashtu edhe para derës së banesave, nëpër pallate braktisen mbeturina për orë të tëra duke krijuar aromë të keqe për banorët e tjerë të pallatit.

Një imazh tejet tronditës është ai që vjen nga Ujëvara e Sotirës në Gramsh, ku pushuesit i lënë pas mbeturinat që krijojnë pasi ikin.

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të denoncojë ndotjen përmes fotografisë në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.

Mbeturinat 'masakrojnë' mjediset publike, në punë e piknik....plehra

Mbeturinat 'masakrojnë' mjediset publike, në punë e piknik....plehra ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›