1 Qershori, aktivitet për fëmijët autikë

Presidentja e fondacionit, Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha
Sot në Tiranë është organizuar një konferencë për fëmijët autik, me rastin e 1 Qershorit.
Presidentja e fondacionit, Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha, ka theksuar se respektimi i të drejtave të fëmijëve është me rëndësi për të ardhmen e vendit.
Brezi i ri duhet të marrë më shumë përgjegjësi mbi vete për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, është e nevojshme të kemi një shoqëri të emancipuar, tha Liri Berisha.
Gjithashtu, zonja Berisha dha edhe një mesazh për prindërit: Prindërit që rrisin dhe edukojnë një fëmijë duhet ta kuptojë se ai fëmijë nuk është vetëm i familjes, por ai nesër do t`i përkasë shoqërisë. /E.L/