E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës, marrëveshje për të çliruar kryeqytetin nga trafiku

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha

Bashkia e Tiranës do të marrë masa për ti dhënë zgjidhje trafikut të rënduar në kryeqytet.

Kryebashkiaku Basha u shpreh sot se është firmosur një marrëveshje me dy kompani italiane për rregullimin  trafikut, duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve të Tiranës.

Sipas Bashës, projekti, i cili nis zbatimin muajin e ardhshëm, parashikon ndërtimin e parkingjeve nëntokësore dhe monitorimin e situatës së trafikut përmes një rrjeti prej 23 kamerash.

Semaforët në Tiranë janë tekanjozë. Por me projektin e ri do të ketë monitorim 24 orë për përmirësimin e trafikut. Sistemi do të kontrollohet nga qendrat operacionale. Përparësi do ti jepet transportit publik, për të përfituar qytetarët, tha Basha.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›