1 Qershori, kryeministri se bashku me femijet
Festa e 1 Qershorit, e njohur si dita nderkombetare e femijeve, ka sjelle ne kryeqytet nje sere aktivitetesh artistike. Vogelushe te shkollave te ndryshme kane festuar per disa ore rresht me kenge e valle ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" duke e finalizuar kete feste me nje koncert. Pjese e kesaj atmosfere festive eshte bere dhe kryeministri Sali Berisha i shoqeruar nga zonja e tij, mbesa Alma dhe nipi Ledioni kane ndjekur nga afer aktivitetet. Permes zerave te gezueshem femijerore, kryeministri ka ecur me ta nga rruga pedonale pergjate bulevardit duke uruar qe endrrat e te gjithe femijeve shqiptare te behen realitet. Femijet shqiptare, kudo qe ata jane, Kryeministri shprehu bindjen se endrrat me te bukura te tyre, ata do t'i bejne realitet. "Uroj prinderit qe te lumturohen duke jetuar ne Shqiperine qe do te ndertojne femijet e tyre. Ishte nje dite, ne te cilen une pashe femijen me te bukur, me te gezuar, me te qeshur se kurre ne jeten time. Veshtroni ne syte e tyre, aty lexohet nje gezim qe gufon nga shpirti, lexohet nje pasterti idilike, lexohet nje dashuri e paster, lexohet e ardhmja e tyre e ndritur qe ata meritojne", - vijoi Kryeministri. Gjithashtu, Kryeministri beri nje urim edhe per gjithe edukatoret e mesuesit e femijeve, te cilet ndajne kete dite se bashku me ta, ashtu sikurse bejne gjithe familjet shqiptare ne diten e 1 Qershorit, diten e femijeve te tyre.