E Diel, 1 Nëntor 2026

Amelia, vogelushja qe feston 1 Qershorin mes mjekeve

Sonila Isaku

Pergatitjet per festen e 1 Qershorit duket se kane filluar qe dite me pare nga prinderit, por edhe nga vete femijet, te cilet kane shprehur deshirat e tyre mbi dhuratat. E ndersa e gjithe Tirana gumezhin nga zhurmat e te vegjelve, te cilet jane nisur drejt festive apo prinderit kane menduar dicka argetuese. E nese pjesa derrmuese e femijeve gjate dites se djeshme kane festuar ne diten e tyre, shume te tjere kane qene mes vuajtjeve dhe dhimbjeve. Ndersa ngjitemi ne katin e trete te repartit te Pediatrise se Specialiteteve ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" syte te kapin nje vajze te vogel, e cila ne koke ka vendosur nje kurore te zbukuruar, nderkohe qe ne shpine mban edhe disa krahe, per t'u dukur si zane. Amelian e njohin te gjithe punonjesit e ketij pavijoni per shkak se eshte nje nga pacientet qe shtrohet me shpesh. Doktor Paskali eshte ai, i cili komenton edhe gjendjen e saj, ndersa ne pavijonin ku ajo eshte shtruar po organizohej nje aktivitet. "Qysh ne mengjes, Amelia eshte nje nga ato paciente qe e ka te ngulitur ate buzeqeshjen. Nese te gjithe femijet jane te hutuar, ajo eshte e vetmja qe po gezon dhe po feston", - tregon per "Koha Jone" Paskal Cullufi, shefi i sherbimit ne Pediatrine e Specialiteteve. Sipas tij, vogelushja ka vetem dy dite qe eshte shtruar, ndersa tregon se semundja e veshtire qe ka, e detyron qe t'i kthehet here pas here ambienteve spitalore. Nena e saj, tregon se ne te shumten e hereve festat familjare, por edhe te tjerat, jane te detyruara t'i kalojne ne spital. "Sot me duket nje dite e bukur se per here te pare po organizohet nje feste e tille per femijet, vetem per Vitin e Ri ka pasur. Po duket se sot ata gezojne me shume, pasi ditet e vitit te ri kthehen edhe ne familje. Amelia me duket shume e lumtur sot", - pohon e perlotur Majlinda, nena e Amelias. Por si kjo vogelushe kane qene me dhjetera te tjere, te cilet kane festuar 1 Qershorin ne ambientet e spitaleve gjate dites se djeshme. E ndersa te tjere kane festuar te gezuar ne kopshte edhe shkolla 1 Qershorin. Keshtu me nje program te pasur mesimor mesueset dhe edukatoret e kopshtit 31 kane festuar se bashku me femijet. Flavia, Ilseni, Noeli, Noemi, Stina, Lura kane qene femijet, te cilet kane zhvilluar per here te pare nje program per festen e 1 Qershorit per vete faktin se i perkasin grupit te pare. E ndersa te gjithe femijet kane festuar, pushtetaret ne te vetmen dite qe u kushtohet vogelusheve kane premtuar me dhjetera sherbime per femijet ne nevoje. Ministria e Punes ka raportuar kete dite mbi punen e bere prej afro nje viti te njesive te ngritura prane disa bashkive te vendit ku jane trajtuar rreth 900 femije te rruges. "Gjate vitit 2011- 2012 nga njesite e mbrojtjes se femijeve jane trajtuar 900 femije. Le te kontribuojme te gjithe per te referuar rastet e femijeve qe jane ne rrezik, perben nje shoqeri me te mire, pa femije qe lypin, me femije pa probleme sociale", - tha Spiro Ksera, Minister i PCSSHB. Nga ana tjeter, njesite per mbrojtjen e femijeve ne Bashki dhe Komune, per here te pare japin mundesi per te referuar rastet e femijeve ne rrezik cdo personi qe e konstaton rastin, prindit ose kujdestarit te femijes, si dhe cdo person qe ka lidhje farefisnore me femijen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›