Kosovë-Serbi, nis raundi i 5-të i dialogut
BRUKSEL- Kosova dhe Serbia nisen sot në orët e para të mëngjesit raundin e 5 të bisdimeve në Bruksel. Bisedimet do zgjasin përgjatë gjithë ditës së sotme.
Delegacioni kosovar kryesohet nga Edita Tahiri, si e dërguar e posaçme e kryeministrit Hashim Thaçi dhe delegacioni serb kryesohet nga Borko Stefanoviq, si i dërguar i posaçëm i presidentit të Serbisë, Boris Tadiç.
Në raundin e sotëm bisedimet do të përqëndrohen në 6 fusha. Në BE ka optimizëm mbi arritjen e një marrëveshjeje të mundshme sot në fushën e lirisë së lëvizjes. Ndërkohë qe pikat e tjera të diskutimit kanë të bëjnë me regjistrin civil, kadastrat, telekomin, energjinë dhe njohjen e diplomave universitare.
(s.g/balkanWeb)