E Diel, 1 Nëntor 2026

Korriku nis me shi dhe temperatura të freskëta

TIRANË-Ndërsa 1 Korriku ka hyrë prej dy ditësh dhe shumë pushues janë vendosur për të kaluar pushimet në bregdet, reshjet e shiut do të vijojnë të prishin planet dhe për disa ditë.

Parashikimi i motit në BalkanWeb bën të ditur se masa të paqëndrusehme ajri dhe temperatura që kanë zbritur me rreth 7 gradë, krahasuar me një ditë më parë kanë sjellë sot në gjithë vendin një mot me reshje shiu dhe të freskët.

Në pjesën më të madhe të vendit Moti do të jetë i paqëndrueshëm, si rrjedhojë e përfshirjes së rajonit në periferinë e një zone me presion të ulët barik. Kjo do të shoqërohet dhe me ulje të vlerave të temperaturave.

Sot në Vlorë, temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 26-28 gradë celsius dhe ato minimale nga 18-20 gradë celsius, në Durrës 24-22 gradë celsius, kurse ato minimale 20-18 gradë celsius, kurse në Sarandë temperatura më e lartë ditën e sotme do të regjistrohet 26 gradë kurse më e ulëta 18 gradë celsius.

Temperaturat do të rriten me 2-3 gradë celsius të Hënën ku dhe pritet që reshjet e shiut të pushojnë, por për të rifilluar sërish të Martën, ditë që pritet të jetë e ngjashme me këtë të Dielë.

Ndërkohë nga e Mërkura Moti pritet të hapet dhe temperaturat nuk do të pësojnë rritje të madhe. Të mërkurën temperaturat do të variojnë maksimalja rreth 26 gradë Celsius në pjesën qëndrore, 28 në jug dhe 24 gradë celsius në veri të vendit.

Ndërkohë zonat më të freskëta ku temperaturat më të ulëta do të shënojnë deri në 10 gradë Celsius priten të jenë zonat veriore dhe juglindore të vendit.

Temperaturat e freskëta dhe reshjet e shiut vazhdojnë të mbajnë të zhgënjyer shumë pushues që janë vendosur në plazhe të ndryshme të vendit nga zona e Shkodrës deri në Sarandë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›