E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 maji, dita për të kujtuar

Share

Nga Erion Braçe

1 maj- Sot ditë për të kujtuar:

- Minatorët e Bulqizës, ata që Mafia e Kromit i shfrytëzon deri në 1600 metra nën dhe! I vret dhe i paguan për vdekjen, jo për jetën!

- Metalurgët e Elbasanit, ata që biznesi i çelikut, më primitivi, i pjek të gjallë nga shpërthimet e furrave! I lë edhe pa punë, nëse paratë e fitimit nuk janë aq sa pronarët duan të marrin!

- Naftëtarët e Ballshit, Marinzës, Gorishtit, në puse apo në rafineri, që kanë muaj të tërë që nuk marrin rrogat apo marrin rrogat qesharake në krahasim me ato që pronarët e rinj të naftës shqiptare deklarojnë për të shmangur tatim fitimin!

- Punëtorët e gurorëve të Urës Vajgurore, Malit të Tomorrit, Krujës etj, të cilët Mafia e Gurit i shfrytëzon barbarisht atje mes maleve, 12 orë në punë, në kushte çnjerëzore! Madje i përdor për të rrënuar pasuritë lokale, kombëtare që kurrë nuk do ti bëjnë të pasur!

- Punëtorët e bujqësisë, kudo, të cilët tokën e shohin si mbijetesë, kanë nxjerrë edhe një herë parmendat si qëmoti duke vuajtur mbi kurriz të çdo moshe politikën barbare të një qeverie tul!

- Edukatorët, mësuesit e pedagogët, kudo, të cilët edukimin qytetar e kanë zëvendësuar me dhunë me edukimin politik për partinë në pushtet! Mjerë ju!

- Infermierët, mjekët e punonjësit e shëndetit, kudo, të cilët qeveria i ka vënë në një rol të ri, atë të pritësit të mllefit të çdo shqiptari që nuk gjen shërbimin e shkatërruar nga qeveria e një doktori!

- Policët, kudo, ata që për shkak të lidhjeve kriminale të kësaj qeverie nuk dinë më se me kë duhet të jenë, me qytetarin-të drejtat e të cilit duhet të mbrojnë, apo me kriminelin-të drejtat e të cilit i mbron qeveria e tyre!

- Ushtarakët, kudo, ata të cilët tashmë i kanë kthyer në magazinierë të plaçkës së ushtrisë së nxjerrë në shitje, toka, ndërtesa, nëndetëse-për skrap!

Ka akoma, por po e lë me kaq!

Një gjë dua të them:

E drejta për punë, tashmë kudo, konsiderohet e drejtë themelore e njeriut. Beteja për këtë të drejte është betejë për lirinë! Nuk ka liri ai që nuk ka punë. Lufto për punën tënde që të jesh i lirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›