E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 5- fishtë në Maqedoni, arrestohen 20 persona

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni ka arrestuar mbi 20 të dyshuar lidhur me vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, në afërsi të Shkupit.
 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në konferencën për shtyp e cila ka theksuar se të arrestuarit janë radikalë islamikë.
 

“Ata janë persona që tentojnë t`u bëjnë keq edhe të krishterëve por edhe myslimanëve të vërtetë në vendin tonë”, ka thënë Jankullovska. Sipas ministres, tek disa nga personat e arrestuar janë gjetur edhe armë.

Sipas saj të arrestuarit kishin luftuar në Afganistan dhe Pakistan kundër ushtarëve të NATO-s ndërsa ka shtuar se ata akuzohen për terrorizëm.

Sipas Gordana Jankullovskës, aksioni i ministrisë së brendshme të Maqedonisë,u ndërmorr sot herët në mëngjes dhe ishte njëri nga operacionet më të komplikuara.

Ngjarja e rëndë u shënua më 13 prill ku pesë persona u gjetën të vrarë në afërsi të Liqenit të Hekuranës në periferi të Shkupit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›