E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 mln € për “klonimin” e ligjeve me ato të BE-së

Projekti mbështet Ministrinë tonë të Ekonomisë.  Zv/ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Erik Tintrup, vlerësoi fillimin e projektit si "pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë gjermane për hapat që do të vijojë të hedhë Shqipëria për afrimin e saj me Bashkimin Evropian".

Tintrup theksoi se gjatë bisedimeve zyrtare mes përfaqësuesve të qeverive të Gjermanisë dhe Shqipërisë së fundi, u diskutuan shumë projekte në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, pjesë e të cilëve është mbështetja gjermane për fuqizimin e legjislacionit shqiptar në përputhje me ato të BE-së.

Zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, theksoi rëndësinë që ka përafrimi i legjislacionit shqiptar në fushat ekonomike me atë të BE-së në kuadër të anëtarësimit të vendit në BE-së.

 "Është një proces që ka nisur vitet e fundit dhe që kërkon në vijim edhe forcimin e administratës publike me ekspertë të përgatitur në zbatimin e tyre në fusha të ndryshme të ekonomisë", theksoi Bozdo, ndërsa shtoi se në këtë fushë, METE ka kryer një sërë reformash ligjore në përputhje me Acquis të BE-së në fusha të ndryshme të legjislacionit ekonomik. /Start/

                                                                                             2011-10-20 15:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›