E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mos jini politikanë të klonuar”

Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Shkollës së Politikës, ku ka kërkuar nga politikanët e rinj që të mos jenë produkt i klonuar, pasi sipas tij, të jesh politikan duhet të operosh me rregullat që ka një shoqëri demokratike, ku e para është komunikimi.

"Shoqëria shqiptare më shumë se kurrë ka nevojë për një vizion të ri politik dhe këtu nuk ka nevojë për asnjë lloj aludimi, por vizioni i ri politik jepet si leksion në vendet evropiane dhe nga SHBA, që janë vende me një demokraci të zhvilluar", theksoi ai.

Duke iu referuar progres raportit të KE-së, ku Shqipëria nuk arriti edhe këtë vit të marrë statusin e vendit kandidat në BE, Presidenti nënvizoi se ishte pikërisht kriteri politik ai që e penalizoi vendin tonë.

"Sinkronizimi i vlerave bën që politika të jetë më cilësore, më përfaqësuese, të jetë një politikë konstruktive dhe në shërbim të njerëzve që i kanë besuar atë pozicion të lartë", vuri në dukje Presidenti i Republikës./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-20 11:52
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›