E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monopoli me internetin, Pollo “llogari” në Kuvend

 Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se në tregun e kompanive që shpërndajnë internetin dhe shërbimet elektronike, ka monopol.

 Sipas tij, edhe programi i përhapjes së internetit në shkolla, është i parealizuar. Nga ana e tij, Pollo sqaroi Kuvendin dhe publikun e gjerë, se përdorimi i internetit në shkallë vendi është rritur ndjeshëm këto vite.  Minstri Pollo theksoi se në kuadër të nismës Shqipëria dixhitale, është bërë e mundur pajisja e pothuaj gjithë shkollave të arsimit bazë dhe të mesëm me kabinete informatike, me internet, kur në vitin 2005, vetëm 33 shkolla ishin të pajisura me kabinet informatik të pa lidhura.

Lidhur me situatën në komunikimet elektronike, Pollo tha se sot kemi një gjendje të ndryshme me 6 vite më parë dhe çmimet që operatorët e komunikacionit aplikojnë janë të drejtuara drejt kostos. "Kjo ka ardhur jo vetëm nga shtimi i operatorëve në treg, por dhe për faktin se e gjithë situata e tarifimit me shumicë e mbikëqyrur nga AKEP-i dhe ERT, i është nënshtruar analizës së kostos dhe si rezultat janë aplikuar tarifa të reja drejt kostos. Si pasojë janë ulur edhe çmimet e përdoruesit", sqaroi Pollo.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në dy vitet e ardhshme planifikohet që të gjitha shërbimet që qeveria iu ofron qytetarëve, sipas ligjit, të jenë të përfitueshme on-line. Sipas tij, në këtë kuadër, duke qenë se kemi trashëguar një infrastrukturë të dobët, po punohet për ngritjen e një infrastrukture kryesore, e shtrirë në të gjitha rrethet e vendit, me teknologjinë më të mirë, për ofrimin e internetit me bazë të gjerë. Ndaj, tha ai, do të hapet një garë koncensionare në mesin e muajit nëntor ku do të ftohen kompani ndërkombëtare dhe shqiptare. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-20 15:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›