E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në minierë, ACR ndihet e pafajshme

Presidentja e kësaj kompanie, Skatsche Depisch, duke shprehur hidhërimin e saj të thellë për humbjen e punonjësit të ACR Naim Shyti, thekson se po ndiqet hap pas hapi gjendja shëndetësore e punonjësve të plagosur që gjenden në spitalin e Bulqizës dhe në Tiranë.

“Deri tani ACR është në pritje të raportit përfundimtar të RISHM për rrethanat që shkaktuan aksidentin tragjik. ACR ka vënë në dispozicion të grupit hetimor dokumentacionin e nevojshëm dhe ka krijuar të gjitha lehtësitë për hetimin e kësaj çështje. RISHM në bashkëpunim me strukturat e ACR kanë marrë masa dhe po bëjnë eliminimin e avarisë. Edhe pse ACR është e bindur se ka vepruar brenda të gjitha urdhëresave dhe raporteve të mëparshme do të jetë në pritje të një raporti përfundimtar për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thekson reagim. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-10-20 15:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›