1 qershori, apeli i Topit: Më pak politikë, më shumë vëmendje
Të tjera rreth shkrimit Të rritur që duan ende lodra
TIRANË - Presidenti i Republikës Bamir Topi në takimin e zhvilluar me fëmijët me rastin e 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, presidenti Topi apeloi për më shumë kujdes për ta.
“Unë dua të bëj një apel për politikën shqiptare që të kenë më më shumë vëmendje, më shumë altruizëm për fëmijët dhe më pak shpenzim kohe për zgjidhje racionale, për komunikime shumë të gjata pa fryte sikurse jemi mësuar të shohim. Të jenë më konkret më të realizuar pasi kështu do të ndihemi mirë të gjithë”, tha Presidenti.
Ai kërkoi vëmendje më të madhe të autoriteteve, sidomos për fëmijët jetimë.
“Askush nuk e parashikon fatin, por në një vend demokratik shoqëria dhe njerëzit duhet të jenë të ndjeshëm. Fatin e fëmijëve duhet ta marrin në dorë intitucionet dhe fatin e tyre duhet ta marrë në dorë politika për ta bërë jetën e tyre më të lehtë dhe jo vetëm kur ata kanë këtë status por edhe për ti përgatitur ata për në jetë, pasi nëse nuk ndodh kështu atëherë përkujdesja do të cilësohej si një proces teknik. Unë mendoj se secili nga ne ka bërë shumë pak dhe këtu nuk ka për qëllim të shigjetoj askënd sepse jemi pjesë e këtij mjedisi”, deklaroi ai.
Pas takimit me fëmijët presidenti ka dekoruar disa personalitet të njohura të vendit, të cilët janë rritur në Shtëpinë e Fëmijës apo kanë kontribuar për integrimin e fëmijëve jetimë: Serafin Fanko (pas vdekjes), Andon Qesari, Bejkush Birçe dhe Ilir Çumani.
TOPALLI URON FËMIJËT
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përcolli sot urimet më të mira për të gjithë fëmijët, nxënësit, prindërit e mësuesit me rastin e 1 Qershorit.
Fëmijë dhe nxënës të shkollave të ndryshme 9-vjeçare festuan 1 Qershorin duke performuar në disa minikoncerte numra të ndryshme artistike këngësh e vallesh përpara Kryesisë së Kuvendit.
Atmosferës festive të fëmijëve i’u bashkua edhe Kryetarja Jozefina Topalli, e cila doli nga zyra e saj për t’i përshëndetur duke shprehur urimet e përzemërta për ta.
"Gëzimi juaj është motivi i jetës së prindërve tuaj dhe i shoqërisë sonë. Unë jam e bindur se po t’i bëjmë fëmijët të lumtur ne kemi kontribuuar për të bërë një shoqëri më të mirë. Falenderoj mësuesit dhe prindërit tuaj për këto fëmijë të mrekullueshëm që ju jeni dhe me zemër ju uroj shumë dashuri dhe sukseset më të mira në familje, në jetë dhe kudo", u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Fëmijët të emocionuar bënë edhe fotografi me Kryetaren e Kuvendit.
AVOKATI I POPULLIT: MBRONI TE DREJTAT
Me rastin e 1 Qershorit, institucioni i Avokatit të Popullit dëshiron të risjellë në vëmendje nevojën e ndërgjegjësimit të shtuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
“Në këtë ditë kujtese dhe apeli për të drejtat e fëmijëve, na takon të gjithëve si zyrtarë dhe si prindër, të jemi më nxitës mbi nevojën e garantimit të të drejtave të fëmijëve për mbrojtje dhe kujdes social, si një nga detyrimet dhe përgjegjësitë parësore për të gjitha strukturat qendore dhe vendore të shtetit” thekson Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit thekson më tej se miratimi i ligjit "Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës" shënoi një hap të rëndësishëm për mbrojtjen efektive dhe përkujdesin e posaçëm lidhur me të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, por ndërkohë autoritetet shtetërore përgjegjëse duhet të angazhohen për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, me qëllim garantimin e të drejtave dhe lirive të fëmijëve.
“Gjatë vitit 2011 Shqipëria ratifikoi gjithashtu Konventën e Këshillit të Evropës "Për ushtrimin e të drejtave të fëmijëve". Duke parë si të domosdoshëm përmirësimin e mekanizmave të referimit të dhunës ndaj fëmijëve, Avokati i Popullit, thekson se si zbatimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor shqiptar në veçanti legjislacioni penal, ashtu edhe respektimi i akteve ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, janë për të gjitha institucionet e shtetit një përgjegjësi dhe detyrim konstant e i përditshëm” shton më tej Avokati i Popullit.
FESTA E FEMIJEVE
Sot e gjithë vëmendja i kushtohet fëmijëve me rastin e ditës së tyre. Në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë janë planifikuar të zhvillohen aktivitete nga drejtoritë arsimore por dhe pushteti lokal.
Në Tiranë i tërë bulevardi kryesor do të jetë i mbushur me performanca artistike kushtuar fëmijëve. Aktivitetet organizohen nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës si dhe nën kujdesin e Zonjës Liri Berisha.
Për realizimin e këtyre aktiviteteve janë angazhuar 5 shkolla të kryeqytetit ku jane përfshirë dhe artistët e vegjël të Cirkut Kombëtar dhe Teatrit të Kukullave. Sheshet ku do të organizohen performancat artistike janë: Sheshi tek hyrja e Rrugës “Pedonale”, Sheshi para portës hyrëse të Kalasë së Tiranës, Sheshi para portës hyrëse dhe pjesës së brendshme të Galerisë së Arteve, Sheshi midis GKA dhe Hotel “Dajtit’
Sheshi përpara Lulishte “Milenium”, sheshi këndor tek “Këmbana e Paqes” si dhe sheshi para hyrjes së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Gjithashtu aktivitete do të ketë edhe tek Parku Rinia, lulishtja “3 Vëllezërit Frashëri”, si dhe tek sheshi para Kryesisë së Kuvendit.
Koncerti përmbyllës do të organizohet në sheshin para Pallatit të Kongreseve ku do të performojnë artistët e vegjël nga shkolla artistike “Jordan Misja”, shkolla Koreografike dhe Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve.
Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Berisha, ndërsa presidenti Topi do të zhvillojë një pritje me fëmijët në Pallatin e Brigadave.
PERSE 1 QERSHORI ESHTE FESTA E FEMIJEVE
Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqënies së fëmijëve në Gjenevë në 1925.
Këtë vit konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi sëbashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e'' Anijes se Dragoit ''. Aktiviteti koinçidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botes e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqënies së tyre.
(aq/sg/shqiptarja.com)