E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet plani rregullues i Himarës, Berisha: Tregon ku nuk duhet ndërtuar

Tiranë- Plani territorial i Shpiragut dhe Himarës janë miratuar ditën e sotme në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

Sipas kreut të qeverisë, i cili drejtoi mbedhjen e KKRRT Himara nuk do të njohë më ndërtime aty nuk e percakton plani.

Plani përcakton se ku nuk duhet ndërtuar. Janë autoritetet lokale, të cilat kanë bërë kujdes më mbështjetjen e qeverisë për të hartuar planin. Është e rëndësishme të njihen kriteret e përcaktuara në plane- tha Berisha.

Plani rregullues i Himarës i cili ka kushtuar 220 mijë euro ka hasur në shumë kundërshtime pasi për pjesën më të madhe të territorit të saj, rreth 90% nuk ka dokumente të sakta pronësie.

Kryeministri Berisha tha sot në mbledhje se janë zbuluar fusha të reja nafte në fshatin Mbrepshtan, aty ku sipas tij kalindur edhe kreu i opozitës, Edi Rama.

Të dhënat janë bindëse për fusha të reja nafte në Shqipëri. Ky shpim ndodh pikërisht në fshatin e Edi Ramës. Atë fshat e kam vizituar dy herë dhe Rama asnjëherë. Madje, sipas Olldashit që është edhe ai nga ky fshat, Rama nuk e pranon që nuk është nga Mbreshtani- tha Berisha.

Në mbedhjen e sotme u miratuan plan-projekti për Himarën; plan-projekti për Lushnjen; studimi për pusin e Shpiragut; ndertimi i HEC Benc-Tepelene. Himara ka njohur vitet e fundit një bum ndërtimesh pa leje duke sjellë betonizimin e kësaj burkurie natyrore të rivierës shqiptare.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›