Greqia e mbetur pa para, rritet dhuna racore ndaj emigrantëve
Greqi- Kriza financiare e Greqisë ka përkeqësuar dhunë racore në vend. Kështu ka konkluduar një raport i fundit i Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Raporti flet se është shtuar alarmi mbi sulmet mbi emigrantët për të cilët vendi ka qënë një portë e madhe evropiane prej shumë kohësh.
Kreu i UNCHR në Greqi, Giorgos Tsarbopoulos tha: “Situata ekonomike ka krijuar një klimë ku slogane dhe retorika ksenofobike në vend të tilla si ‘t’i përzëmë jashtë , le të marrim ligjin në duart tona’ mund të futen më lehtësi në ato popuj me probleme lidhur me sigurinë dhe rendin publik”.
Gjatë javëve të fundit qeveria greke ka qënë ka transferuar emigrantë të paligjshëm në kampet e paraburgimit. Por një mungesë fondesh është duke e bërë të vështirë riatdhesimin e tyre apo të vijonë procesin e kërkesave për azil në shtetin grek. Greqia në 17 Qershor pritet të mbajë zgjedhjet e reja dhe ekziston frika se një grup radikalësh të majtë do të fitojnë, të cilët janë zotuar se do të marrin amsa të forta për emigranët.
Dorina Bilbili/IDEA/