E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 9 të arrestuarit e “Kolaudimit” mbeten në qeli

Gjykata e Durrësit mori masën e “arrest me burg” ndaj të arrestuarve që akuzohen për korrupsion pasiv dhe falsifikim të dokumenteve.

Kështu, në burg mbeten shtetasit Eugen Gjyzeli, 39 vjeç, Administrator i Sistemit Informatik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Albert Saraçi, 24-vjeç, Inxhinier Mekanik i Kolaudimit, Lipion Goci, 24-vjeç, me detyrë Inxhinier Mekanik, Artur Xhepmeta, 28 vjeç Inxhinier Mekanik, Idriz Hoxha, 20 vjeç, Indrit Dervishi, 41-vjeç. Arben Ndreka, 41-vjeç, Ilir Nelaj, 36-vjeç, Enri Dervishi, 24-vjeç, agjentë të kompanisë së sigurimeve në Durrës. Këta shtetas u arrestuan tre ditë më parë pas një hetimit 4 mujor nga strukturat e Drejtorisë kundër Krimit Ekonomik.

Ata akuzohen për veprat penale të "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", si dhe "falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve". /Start/

                                                                                             2012-05-31 16:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›