1 ton hashash në plazh, kapen 2 grekë, kërkohen 2 shqiptarë
Policia greke ka arrestuar 2 persona lidhur me 1 ton kanabis që u zbulua dje në një plazh në Agia Parashkevi, në bregdetin e Kilinis, pranë Patras.
Dy të arrestuarit janë shtetas grekë të moshës 40-50 vjec, banorë të zonës, ndërsa është duke hetuar për 2 bashkëpunëtorë të tyre, shtetas shqiptarë që mund të jenë të përfshirë në transportin e drogës.
Droga që u gjet dje ishte ndarë në 50 pako të mëdha, të mbështjella për të mos depërtuar uji dhe të gjitha së bashku peshonin rreth 1 ton.
Policia konstatoi se më herët pakot kishin qenë në ujë, ndërsa pranë drogës, në plazh, u gjet edhe një makinë.
Sipas dyshimeve të policisë, droga mund të ketë mbërritur në rrugë detare, pasi deti po përdoret si rrugë për trafikantët që duan t’iu shmangen kontrolleve rrugore.
Dyshimi se në transportin e drogës janë përfshirë dy shqiptarë, përforcon mendimin e policisë se droga mund të ketë mbërritur nga Shqipëria.
(Balkanweb)
Lidhje te tjera Greqi, deti “nxjerr në breg” 1 ton hashash të ndarë në 50 pako