Integrimi, Rama në Kosovë: Gati t'i shtrijmë dorën çdo vendi të rajonit për bashkëpunim

TIRANË- Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi sot vizitën e tij të parë zyrtare dhe pikërisht në Kosovë. Në këtë vizitë Rama të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të afërt dhe ministra të kabinetit të tij. Kryeministri shqiptar pak para orës 9:00 nisi vizitën zyrtare në Kosovë. Për nder të tij, në sheshin 'Skënderbe' u rreshtua Garda e Nderit dhe u ekzekutuan himnet e Kosovës dhe ai i Shqipërisë. Në shesh Rama u priti nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.
Në konferencën e përbashkët mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama u vu theksi tek rritja e bashkëpunimit në konkretizimin e marrëveshjeve mes dy shteteve tona, ndërsa krerët e qeverive nuk nguruan ta shtrijnë vizion e tyre edhe më tej, në rritjen e bashkëpunimit me çdo vend të rajonit me qëllim integrimin në familjen e madhe evropiane.
Pas takimeve pritet që kryeministri i ri i Shqipërisë do t’i drejtohet me një fjalë edhe Kuvendit.
Këtë vizitë, Rama e kishte paralajmëruar edhe më herët gjatë takimit që pati në Tiranë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Madje, në këtë takim u fol se dy qeveritë do zhvillonin mbledhje të përbashkëta që kishin si synim rritjen e bashkëpunimit për realizimin e qëllimit të përbashkët, bashkimit nën qiellin e BE, siç deklaroi Rama.
RAMA: INTEGRIMI, GATI T’I SHTRIJMË DORËN CDO VENDI NË RAJON PËR BASHKËPUNIM
Ora 11:22- Në fjalën e tij gjatë konferencës me homologun Thaci kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e cilësoi vizitën në Kosovë si çeljen e një kapitulli të ri bashkëpunimi, në funksion të mirëqenies së shqiptarëve kudo që jetojnë, sic tha ai.
“Celim një kapitull të ri bashkëpunimi për ta çuar më tej procesin e një harmonizimi të interesave të përbashkëta në funksion të mirëqenies së shqiptarëve këtej dhe andej kufirit. I sjell përshëndetjet më të ngrohta të kryetarit të Kuvendit dhe zotimin për të bërë gjithçka që nga ky bashkëpunim të mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, të përfitojë nga epoka e re e çelur për rajonin, falë kurajës dhe punës së qeverisë së Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Serbinë”, tha Rama.
Sipas tij, kjo marrëveshje, “Mbylli historinë e përgjakshme dhe inercinë paralizuese të Ish-Jugosllavisë, ndërsa për ne ka hapur një faqe të re historie dhe varet nga ne si do të shkruhet, si një histori ku paqja do sjellë zhvillim për të gjithë”, vijoi ai.
Rama u ndal më tej tek mbledhjet e përbashkëta, të cilat sipas tij do çojnë përpara punët e lëna përgjysmë. Sipas tij dy qeveritë e shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës do i shtrijnë dorën çdo vendi të rajonit për të bashkëpunuar me qëllim që i gjithë rajoni të jetë një ditë,. Sic tha ai pjesë e familjes evropiane.
“Në nëntor nisim mbledhjen e parë të përbashkët dhe bashkëqeverisjen strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, koha kur qëllimet e mira dhe objektivat e shkruara janë pasuar nga punë të lëna përgjysmë duhet t’ja lërë vendin një kohe ku çdo punë përcaktohet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Çdo ministër duhet të japë shpjegime për ecjen e punës, kjo risi do sjellë rezultate që dy qeveritë ta çojnë më tutje gjithë bashkëpunimin. Kemi ambicie të përbashkëta për të qenë proaktiv në paraqitjen e projekteve të besueshme, ne jemi të gatshëm t’i shtrimë dorën e bashkëpunimit të gjithëve në këtë rajon që qëndron ende jashtë Europës së Bashkuar. Marrëveshja një moment historik që i ka dhënë Kosovës kredibilitet të ri në sytë e familjes evropiane, hapi një horizont të ri, këtë potencial të madh ta kthejmë në zhvillim, integrimi të jetë i mundur për të gjithë shqiptarët e rajonit”, tha Rama më tej.
PYETJE-PERGJIGJIE
RAMA: KOSOVA 5-VJEC KA CFARË TI MËSOJË SHQIPËRISË 1001 VJECE
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve se cfarë premton vizita e kryeministrit të ri shqiptar për Kosovën, Rama u përgjigj se “ Dua të jem i sinqertë me ju. Unë e shoh Kosovën si një shtet 5-vjec që ka cfarë ti mësojë Shqipërisë që bëhet 101 vjece, si një shtet në ndërtim dhe si një hapësirë ku funksionin më mirë se në Shqipëri demokracia e cdo dite”.
Reagimi ndaj politikave diskriminuese të fqinjëve, sipas Ramës nuk duhet dhe nuk do jetë as tek kundërvënia as tek peri i lëshuar. “Politika jonë e jashtme do jetë politika e zero problemeve me fqinjët që do të thotë se do bëjmë çmos të garantojmë në respekt të plotë dhe dinjitet të plotë të shqiptarëve. Nuk besoj tek politika e kundërvënie dhe as tek peri i lëshuar shumë”.
I pyetur edhe për cështjen e bashkimit kombëtar mes dy shteteve, Rama tha se mezi pret të paraqesë idenë e tij në Kuvendin e Kosovës.
BATUTA E RAMES PER ERDOGANIN
Në pyetjet e gazetarëve për Thaçin se kryeministrin e Shqipërisë po e quan mik ndërsa kryeministrin e Turqisë vëlla, kreu i ekzekutivit të Kosovës anashkaloi përgjigjien duke folur për miqësitë e hershme të tij me Ramën, por dhe me Berishen, Meten, Bashen,
Ndërsa për këtë u përgjigj edhe vetë Rama, duke thënë se e ka mik e vëlla, prandaj edhe vëllai i Thaçit (Erdogani) është edhe vëlla i im, tha duke u qeshur Edi Rama. “Vëllai i vëllait tim është vëllai im”, tha Rama.
THACI: TË PËRMBYLLET PROCESI I INTERKONJEKSIONIT
Ora 11:18- Gjatë fjalës së tij kryeministri kosovar, Hashim Thaci u ndal të nënvizojë të gjitha pikat e takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas Thacit biseda u përqendrua tek përmbyllja e marrëveshjeve të lëna përgjysmë dhe nisja e një bashkëpunimi të ri nën frymën europiane.
“Biseduam që të përmbyllen marrëveshjet e deritanishme që kemi nënshkruar. E informova për njohjet e Kosovës, meritojmë të kemi njohje të reja, e informova edhe për marrëdhëniet në rajon, e informova edhe për marrëveshjen e 19 prillit me Serbinë. Falenderoj politikën shqiptare për mbështetjen në arritjen e marrëveshjes dhe stabilizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Diskutuam që do bashkëpunojmë dhe punojmë në frymën evropiane, që të drejtat e shqiptarëve të afirmohen në rajon, diskutuam edhe për diasporën”, tha Thaci.
Kryeministri kosovar më tej apeloi që Shqipëria të luajë rolin që i takon me qëllim përmbylljen e procesit të interkonjeksionit dhe nisjen e zbatimit të këtij projekti.
“Të punohet në mënyrë më aktive për përmbylljen e procesit të interkonjeksionit. Kosova i ka kryer të gjitha detyrimet e veta, presim të njëjtën gjë edhe nga Shqipëria, që ky projekt të nisë. Kam besim tek vizioni dhe qëllimi i Ramës, atë të Shqipërisë Europiane”, vijoi Thaci.
RAMA DO TË ZHVILLOJË HOMAZHE TE VARREZAT E JASHARËVE
Ora 10:50- Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, sot do të zhvillojë homazhe tek varrezat e Jasharëve në Prekaz, si dhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, në Prishtinë. Homazhet e kryeministrit Rama në Prekaz do të zhvillohen në orën 15:00, më pas do të takohet edhe me përfaqësuesit e familjes Jashari. Ndërkaq, homazhet tek varri i presidentit Rugova do të fillojnë në orën 16:20 në Prishtinë.
RAMA PRITET ME CEREMONI ZYRTARE NGA HOMOLOGU I TIJ KOSOVAR
Ora 9:10 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak para orës 9:00 filloi vizitën zyrtare në Kosovë. Për nder të tij, në sheshin Skënderbe u rreshtua Garda e Nderit dhe u intonuan himnet e dy vendeve. Ai në shesh u priti nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore dy kryeministrat hynë në ndërtesën Qeverisë dhe aty filluan bisedimet kokë më kokë të cilat do të përfundojnë me një konferencë të përbashkët shtypi që është paraparë të mbahet në orën 11:00.
RAMA:ME EMOCION DHE PËRGJEGJËSI PËR VIZITËN E PARË NË KOSOVË SI KRYEMINISTËR
Ora 7:15 Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë nëpërmjet rrjetit social "Facebook", duke e konsideruar një përgjegjësi të madhe fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
"Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër – me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00", ka shkruar Rama në Facebook.
Vizita e Kryeministrit Rama me anëtarë të kabinetit të ri qeverisës sot në Kosovë është e para pas prezantimit të Programit Qeverisës dy ditë më parë në parlament.
ZBARDHET AXHENDA E KRYEMINISTRIT RAMA NË KOSOVË
Ora 15:50 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë nesër në një takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Zyra e Kryeminsitri Thaci zbardh axhendën e vizitës.
09:00 Pritje me ceremoni shtetërore
Vendi: Sheshi Skëndërbe, pranë objektit të Qeverisë
09:30 Takim Tete-a-tete mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, kati II
10;00- 10:45 Takim bilateral i delegacioneve të dy qeverive
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31
10:45 – 11:05 Konferencë e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38
(m.a/e.m/BalkanWeb)