E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 vit PDU Idrizi eshtja came ne nivel europian

Partia per Drejtesi dhe Unitet ka shenuar 1-vjetorin e krijimit te saj ne qytetin e Durresit.Drejtuesit e saj kryetari Shpetim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri kane pershendetur fillimisht vendimin per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare e me pas kane prezantuar qellimin e forces se tyre politike qe eshte konsolidimi i saj ne te gjithe vendin.

E mesa duket historia ka filluar te korrigjoje padrejtesite historike mbi kombin tone dhe sot eshte koha e shqiptareve. PDU me qendrimet e veta dhe me votat e saj ne Parlament ka dhene dhe do te jape kurdohere kontributin e saj ne permbushje te aspiratave euroatlantike te shqiptareve tha Shpetim Idrizi kryetar i PDU-se.

Gjate fjalimit te tij Idrizi ka theksuar se ceshtja came eshte nje ceshtje qe po ngrihet ne nivele te larta evropiane dhe boterore dhe se shpejti nje nisme per kete qellim do te kerkohet qe te miratohet edhe nga parlamenti shqiptar.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›