E Diel, 1 Nëntor 2026

1 vit e gjysmë burg për atë që i vodhi armën oficerit

Gjykata Themelore e Gjilanit të enjten shpalli fajtor Husmet Abdylin për dy vepra penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “vjedhje e rëndë”.

Kryetari i trupi gjykues Ilmi Dalipi tha se Avdyli është fajtor sepse më 3 janar 2013 e ka vjedhur në shtëpinë e zyrtarit policor F.B. revolen e tipit “Gllock” me dy karikatorë dhe 30 fishekë, dhe më pas me taksi ka shkuar në Bujanoc, ku ato ia ka shitur një personi nga fshati Lluqan për shumë prej 450 eurove, raporton rajonipress.

Trupi gjykues ka shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe provat dhe ka ardhur në përfundim se Avdyli është fajtor për dy veprat penale dhe dënohet me një dënim unik prej 1 vit e gjysmë, duke i vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit të shkallës së parë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›