1-vjeçari me problem të rëndë në zemër, mjekët shqiptarë nuk marrin përsipër operacionin
TIRANË- Kanë afër 1 vit që enden spitaleve të Tiranës për të mundësuar një operim në zemrën e fëmijës së tyre të vetëm, por mjekët shqiptarë hezitojnë të marrin përsipër riskun që paraqet një bypass i komplikuar në zemrën e një 1-vjecari që ka një valvul mangut.
Nëna e Desartit 1-vjecar tregon gati në lot se gjendja e foshnjes sa vjen dhe rëndohet, ndërsa ka dhe raste kur shenjat jetike shuhen thuajse fare. Në pamundësi financiare për ta kuruar fëmijën jashtë prindërit i bëjnë apel Ministrisë dhe qytetarëve si shpresa e fundit që foshnja të jetojë.
“Ky nxihet, shkon në atë gradë sa them se më iku fëmija nga kjo jetë. Mjekët më kanë thënë se nuk të japim shpresa. Jemi interesuar në Ministrinë e Shëndetësisë, më thonë hajde sot hajde nesër, më mbajnë me shpresa. Ne nuk kemi mundësi ta dërgojmë jashtë shteti, pasi nuk kemi lekë. Jetoj në shtëpi me qera”, u shpreh Merita Marku nëna e Desartit
“Për çdo ditë dhe po bëhet edhe më keq. Po mbaron si fëmijë, nuk na japin shpresë fare. Nëse nuk bëhet operacioni sa më shpejt nuk kemi fjalë, vetëm zoti e di”, u shpreh Gentian Hoxha daja i Desartit.
Mjekët e shërbimit pediatrik në QSUT, të cilët e njohin shumë mirë rastin, thonë se defekti në zemrën e Desardit mund të korrigjohet me operacione ndihmëse që lidhin damarët e gjakut jashtë zemrës në formë bypass. Për këtë vogëlushi duhet t'i nënshtrohet sa më parë dy operacioneve me shkallë të lartë vështirësie dhe që gjithsesi mbartin rreziqe për jetën.
Lajmi më i keq thonë mjekët është se operacionet nuk mund të realizohen në Shqipëri, por në spitale të specializuara.
“Ka një defekt në zemër, i cili nuk korrigjohet edhe jashtë nëse shkon bëhen operacione ndihmëse”, tha mjekja.
Aktualisht në familjen Marku askush nuk punon. Dy prindërit pensionist e të sëmurë e kanë të pamundur të kujdesen për nipin e tyre, ndërkohë që nëna e Desartit nuk përfiton pagesë kempi për foshnjen dhe as për vete edhe pse është e gozhduar në shtëpi gjithë kohës për ti shërbyer fëmijës së sëmurë.
Numër kontakti për ata që duan ti vijë në ndihmë familjes: 066 34 22 777
(e.m/News24/BalkanWeb)