E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis hetimet per deshtimin e tenderit per privatizimin e Albpetrolit

Nisin hetimet per dështimin e privatizimit të “Albpetrolit” dhe mospagesës se garancisë bankare ndaj shtetit shqiptar nga kompania e deklaruar fituese “Vetro Energy”.
Sipas prokurorisë, verifikimi ka nisur për disa vepra penale që nga mashtrimi e deri te akuzat e shpërdorimit të detyrës nga zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Enertgjetikës…
Po verifikohen të gjitha procedurat e ndjekura nga kompania konsulente e ketij tenderimi, “Patton Bogs” dhe shoqëria e shpallur fituese “Vetro Energy” e përfaqesuar nga Rezart Taçi. Organi i akuzes po verifikon veprimet e anëtarëve te Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pasi këta punonjës, përveç se kanë pranuar dokumentacionet e kompanisë që ka marr pjesë në tender, kanë bërë edhe shpalljen e fituesit, kompanin “VEtro Energy” më datë 3 tetor.
Dyshohet që kompania e shpallur fituese ka mashtruar me garancin bankare, e favorizuar këtu edhe nga kompania konsulente “Patton Bogs” e cila kishte për detyrë konfirmimin e grancisë bankare. Banka amerikane që ishte garante e parave të kompanisë “Vetro Energy”, duhet te kalonte në llogarine e shtetit shqiptare 10 % të vlerës së tenderit, ose 85 milion euro. Edhe pse kanë kaluar 6 muaj kjo shumë nuk është derdhur çka I ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm financiar dhe dëmtim të imazhit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›