Pallati i Linda Bashës, tre ish-bashkiakë në Prokurori
TIRANE - Tre ish-punonjës të Bashkisë së Tiranës mësohet se janë thirrur në Prokurori në lidhje me lejen e dhënë për ndërtimin e pallatit të familjes së Linda Ramës, bashkëshortes së ish-kryebashkiakut Edi Rama. Burime të konfirmuara të gazetës “Panorama” kanë thënë se tre personat e thirrur në Prokurori në cilësinë e dëshmitarëve, kanë qenë punonjës të Bashkisë së kryeqytetit në kohën kur institucioni është drejtuar nga Edi Rama.
Thirrja e tyre si dëshmitarë në Prokurori është bërë ditën e djeshme, pas konstatimit të parregullsive në lejen e dhënë për ngritjen e pallatit pranë Institutit të Higjienës në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Mes tre personave të thirrur në Prokurori mësohet se është edhe Dritan Agolli, ish-drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës në Bashkinë e kryeqytetit.
Thirrja e tij është bërë për të dhënë disa shpjegime në lidhje me parregullsi serioze që janë gjetur në dhënien e lejes e më pas në një shtesë të dytë të po kësaj lejeje, lidhur me pallatin pesëkatësh të familjes së Linda Bashës (Rama). Sipas hetimeve, leja e parë e ndërtimit për pallatin në fjalë është dhënë në datën 21 mars 2006, për objekt katër kate.
Por gjithçka ka mbetur në letër, pasi më datë 27 dhjetor 2008, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, me propozim të Bashkisë Tiranë, zyra juridike dhe e ajo e urbanistikës, ndryshoi projektin teknik të kësaj godine të miratuar në vitin 2006, duke e zgjeruar edhe më tej hapësirën e ndërtimit horizontalisht dhe vertikalisht. Vendimi është marrë pa e shoqëruar me planimetrinë përkatëse ndryshimin e lejes, siç e kërkon ligji.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)