E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 vjetori i Gërdecit, Rama: Të gjithë bashkë më 15 mars

PS ka nisur në Tiranë turin e lajmërimit derë më derë për pjesëmarrjen në manifestimin e 15 marsit në 1-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim bashkë me kreun e PS kanë bërë apel qytetarëve që të jenë prezent. 

TIRANE- Vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim kanë nisur tashmë turin e lajmërimit derë më derë në Tiranë, por jo vetëm për pjesëmarrjen në manifestimin e madh qytetarë që do të zhvillohet në 15 mars në një vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.
Bashkë me vullnetarët sot në rrugicat e bllokut Ali Demi, ishte dhe kryetari i Partisë Socialsite Edi Rama, i cili i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që ka takuar për të qenë prezent në sheshin Skënderbej në orën 6 pasdite. Mes qytetarëve që ka takuar Rama, jo rrallë është ndeshur dhe me problemet e tyre të çmimit të rritjes së jetesës dhe pa mundësisë për të përballuar këtë çmim.
Ceremonia që do të nis në kraterin e Gërdecit do të pasohet me një tjetër aktivitet të madh, por nuk do të jenë më ngjyrat partiake që do të mbizotërojnë, por nevoja qytetare për të ndryshuar, pasigurinë e jetës papunësinë dhe varfërinë në rritje.
Një vjetori i tragjedisë së Gërdecit do të na gjej të gjithë në shesh tha Rama.

“Të gjithë bashkë, parti, shoqata, familje, sipërmarrje për një ndryshim të madh. Për nevojën e një bashkimi të ri qytetarësh e qytetaresh, përtej dasive të së vjetrës, përtej kufijve që na kanë vënë politikanët në gjithë këto vite, në emër të fëmijëve tanë, sigurisë në punë, rrugë, kudo, në emër të nevojës për të përballuar një krizë të madhe dhe të gjithanshme. E, për t’ia dalë, sepse duhet të garantojmë fëmijët tanë. Atdheu është borxhi që ju kemi fëmijëve tanë!” – tha kreu i PS-së Rama.

Turi i vullnetarëve për të rritur sensibilizimin e popullsisë duke trokitur derë më derë është një risi e Partisë Socialiste. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›