PSD,Milo: Ligji për të përndjekurit, për efekt fushate
Kreu i PDS Paskal Milo është shprehur sot se dëmshpërblimi i Berishës për kolaboracionistët e luftës së dytë botërore i shërben kryeministrit për fushatë elektorale. Milo theksoi se dëmshpërblimi i kësaj shtrese është një turp kombëtar.
TIRANE- Kreu i PDS Paskal Milo është shprehur sot se dëmshpërblimi i Berishës për kolaboracionistët e luftës së dytë botërore i shërben kryeministrit për fushatë elektorale. Përmes një deklarate për mediat, Milo theksoi se dëmshpërblimi i kësaj shtrese është një turp kombëtar.
“Ne e kuptojmë zotin Berisha vetëm në një drejtim të caktuar, që ai kërkon të angazhojë për fushatën elektorale edhe kolaboracionistët e djeshëm, kriminelët e Luftës së Dytë Botërore, që vranë dhe prenë shqiptarët, por edhe kolaboracionistët politikë të ditëve të sotme, të cilët bashkëpunimin me Berishën po e kthejnë në një strategji politike kundër shumicës së opozitës aktuale dhe segmenteve të së majtës shqiptare. Kolaboracionizmi i Luftës së Dytë Botërore është i dënuar përfundimisht nga historia”- theksoi kreu i PSD.
Ndër të tjera, Milo i ka bërë thirrje maxhorancës që përpara se të miratojë ligje për dëmshpërblimin e kolaboracionistëve të luftës , të ndihmojë më parë njerëzit që u prekën nga tragjedia e Gërdecit.
“Qeveria Berisha, që është përgjegjëse e tragjedisë së Gërdecit, në vend që të mendojë për të rehabilituar dhe për të ndihmuar njerëzit e thjeshtë dhe të varfër të Gërdecit, mendon si të shpërblejë kolaboracionistët dhe kriminelët e Luftës së Dytë Botërore”-u shpreh Milo përpara gazetarëve. (e.n/Balkanweb)