Katar, Berisha vijon takimet në ditën e dytë të vizitës
Në ditën e dytë në Katar, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në Fondacionin “Qatar Foundation”. Gjatë një takimi me Bordin Drejtues, Berisha foli për arritjet në fushën e arsimit dhe prioritetin që i ka dhënë qeveria zhvillimit të arsimit në Shqipëri.
KATAR- Në ditën e dytë të qëndrimit në Katar, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në Fondacionin e Katarit “Qatar Foundation”, ku u prit nga Zv.presidenti i këtij Fondacioni. Kryeministri zhvilloi një takim me Bordin Drejtues të cilin e njohu me arritjet në fushën e arsimit dhe prioritetin që i ka dhënë qeveria zhvillimit të arsimit në Shqipëri.
Berisha tha se arsimi është dyfishuar, buxheti për arsimin dhe numri i studentëve është rritur deri në 150 mijë.
“Qatar Foundation” është një qendër e madhe për edukim dhe kërkim shkencor. Ajo është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1995 nga Emiri i Katarit .
Kryeministri Berisha vijoi rendin e vizitave me Muzeun e Artit Islamik në Doha. Gjatë një pronocmi, Berisha theksoi se është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe pret ndihmë konkrete nga Katari në disa projekte të rëndësishme. (e.n/News24/balkanweb)