E Diel, 1 Nëntor 2026

1 vjetori i vdekjes, miq dhe kolegë kujtojnë Hysen Hakanin

Aktorë, regjizorë dhe dashamirë të kinematografisë, kanë kujtuar jetën dhe veprën e pionerit të filmit shqiptar Hysen Hakani në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai është realizuesi i filmit të parë artistik shqiptar "Fëmijët e saj". Në arkivin e filmit, për të gjithë dashamirësit e tij, u shfaqën të përmbledhura punët më të mira të realizuara në të gjithë karrierën e tij artistike. Po si e kujton, i bir i tij Mirjan Hakani.
E ndërsa për regjizorin Saimir Kumbaro, krijimtaria e Hakanit do të mbetet e paharruar për publikun shqiptar.
Ai lindi në qytetin e lashtë të Berati, në vitin 1932, dhe mbante titullin Mjeshtër i Madh i Punës. Hysen Hakani do të mbahet mend gjatë për filmat e tij “Debatik”, “Toka Jonë”, “Cirku në Fshat”, “Njesit Guerril”, “Fëmijë e saj”, “Mysafiri” etj. Në filmat e tij debutuan artistë të mëdhenj të skenës shqiptare si, Naim Frashëri, Sandër Prosi, Loro Kovaci, etj. Regjizori Hakani është gjithashtu autor i tre librave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›