Aksident në Durrës, 1 i vdekur, 2 të plagosur
Një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur është shënuar vetëm pak minuta më parë në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e "Shkembit të Kavajes" ku dy makina janë përplasur ndërmjet tyre .Sipas policisë ka qenë një makinë me targa greke e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mjet tjetër, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Rezart Hoxha, 37 vjeç, ndërsa janë plagosur dy personat që udhëtonin në makinën tjetër. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa të plagosurit gjenden në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.