E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës, nesër shqyrtohet kërkesa e Llupos për masën e sigurisë

Ora 12:00 e ditës së nesërme do të startojë nisjen e procesit gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës për shuarjen e masës së sigurisë ndaj ish-gardistit Agim Llupo. Gjatë ditës së sotme Llupo ka dorëzuar në gjykatë kërkesën penale për shuarjen e masës së sigurimit ndaj tij, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa.
Agim Llupo akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës në hyrje të Kryeministrisë, në ngjarjen e 21 janarit. Ishte vetë ekspertiza që provoi se viktima ishte qëlluar me armën MP-5 që mbante Agim Llupo më 21 janar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›