10: Ndahet edhe një nëndegë e PDK-së

Edhe një nëndegë e PDK-së në Malishevë është ndarë nga kjo parti duke e çuar në dhjetë numrin e nëndegëve që kanë shuar aktivitetin e vet brenda kësaj partie. Këtë herë është ndaqë nëndega e fshatit Maxharrë dhe këtë e ka bërë publike ish Kryetari Mehmet Kastrati.
Gjtaa një mbledhje të mbajtur të kësaj nëndege, ai njofton se janë marrë dy vendime: “Shuarja e aktivitetit politik te PDK-së në Maxharrë dhe vazhdimin e aktivitetit ne Iniciativen Qytetare për Malishevën”.
Ndëkohë paradite kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi kishte përkrahur këtë iniciativë.
“E kam thënë para pak ditësh, por po e them edhe sot, e mbështesë çdo iniciativë qytetare, e cila ka për qëllim ndryshimin e mentalitetit keqqeverisjes. Kudo që ka iniciativa që janë për ta ndryshuar keqqeverisjen dhe për të sjell një qeverisje të re unë jam në mbështetje të atyre proceseve demokratike”, ka thënë Krasniqi, sot gjatë një aktiviteti të Kuvendit.
Ndërkohë dega e Malishevës nuk është e vetmja e PDK-së me probleme. Çarje kanë ndodhur edhe në disa degë të tjera. Ndër to edhe në Drenas./Indeksonline/