AAK e VV e akuzojnë MPJ-në

Pothuajse ka kaluar një muaj nga publikimi i pamjeve, në të cilat shihej i shtrirë për tokë zëvendësambasador Urtak Hamiti në mes të Zagrebit.
Pas një note proteste nga Zagrebi zyrtar për veprimet e zëvendësambasadorit, ministri Hoxhaj e tërhoqi Hamitin nga atje. Por rasti i Hamitit ishte vetëm njëri nga skandalet që buronin nga diplomatët kosovarë nëpër botë. Partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kritikojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme për mospërgjegjësi. Burim Ramadani, thotë se skandalet e shumta në këtë ministri janë reflektim i qeverisjes. Ndërsa Puhie Demaku nga Lëvizja “Vetëvendosje” kritikon edhe krerët e vendit për mospërgjegjësi, ndërsa thekson se ka joprofesionalizëm tek të përzgjedhurit për të përfaqësuar Kosovën në vendet e jashtme. Anëtarët e partisë tjetër opozitare, LDK, nuk kanë dashur të përgjigjen lidhur me këtë temë.
Ndërsa në një përgjigje për KTV-në, Ministria e Punëve të Jashtme, e pyetur për rastin e zëvendësambasadorin Hamiti, ka thënë se janë në pritje të rekomandimeve nga Komisioni./