E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres sekuestro pasurise 1 milion euro

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me kërkesë të Njësisë Task-Force të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka vendosur sekuestro preventive për pasuri të llojeve të ndryshme, të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milionë euro, të dyshuara se janë krijuar nga aktivitetet e paligjshme të shtetasit Kreshnik Bodlla dhe përdoren nga dy persona familjarë të tij, Reshit F. dhe Roland F
.
Kete te dy kanë blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kanë një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë, të cilat dyshohet se janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit Budlla. Këto pasuri tashmë janë nën sekuestro preventive, me vendim të gjykatës.

Sipas hetimeve Kreshnik Bodlla është përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike, për të cilat edhe është dënuar në Itali, në vitin 2007, me 5 vite burgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›