E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 dështimet më të mëdha në historinë e kinematografisë

Share

Këtë javë u bë e ditur se filmi John Carter ka shënuar një humbje rekord, plot 200 milion dollarë, duke u bërë filmi me më shumë humbje në historinë e kinemasë. Por Guardian sjell dhjetë filmat me më shumë humbje financiare. Gjeni më poshtë listën:

Taylor Kitsch luan John Carter mes dy botëve (2012). Ky rol nuk i solli fat, filmi dështoi në mënyrë fenomenale, 200 milion dollarë humbje

 

Gruaja e piratit me Geena Davis humbi në vitin 1995 147,2 milion dollarë

 

The Alamo me Billy Bob Thornton flet për luftën për pavarësi në Teksas, humbi në vitin 2004 plot 146,6 milion dollarë

 

Në filmin Pluto Nash Eddie Murphy nuk bindi, humbjet e filmit fantashkencë të vitit 2002 shkuan në 145,9 milion dollarë

 

Sahara ishte një dështim në vitin 2005 pavarësisht se aty luanin Penélope Cruz dhe Matthew McConaughey. Humbjet: 144,9 milion dollarë

 

Mars needs Moms duhej të ishte një film spektakolar i animuar, por rezultoi një dështim në vitin 2011 me humbje prej 140,5 milion dollarë

 

Luftëtari i 13-të me Antonio Banderas nuk bindi në vitin 1999. Humbjet: 137,1 milion dollarë

 

Në filmin Qyteti, vendi, puthja Nastassja Kinski tregoi trupin e saj, megjithatë filmi humbi 124,2 milion dollarë në vitin 2011

 

Filmi Speed Racer dështoi në vitin 2008 dhe dogji 114,5 milion dollarë

 

Western-i Heaven’s Gate me Jeff Bridges solli në vitin 1980 një humbje prej 114,3 milion dollarë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›