E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ, punime në rrjet, ja zonat pa drita

Një pjesë e mirë e disa zonave në vend do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të remonteve në rrjet, të cilat do të kryhen në javën në vijim. Kompania CEZ Shpërndarje njoftoi ditën e djeshme për një kalendar të ri remontesh, që përfshijnë zona në të gjithë vendin, të cilat do të fillojnë nga data 26 mars dhe do të përfundojnë më datë 30 mars. Ndërprerjet e energjisë do të jenë të alternuara, ndërkohë që për disa zona ndërprerja do të jetë e pjesshme dhe jo në të gjithën zonën e përcaktuar. CEZ Shpërndarje në njoftimin e vet detajon se remontet do të bëhen në rreth 24 nënstacione në të gjithë vendin, duke filluar nga ai në Qafë-Mollë e deri te nënstacionet në Korçë apo Durrës. Në hartën e ndërprerjeve përfshihen bashki dhe komuna të ndryshme si: Valias, Fushë-Kamëz, Valias, Frutikulture, Shkozet, Burgu Durrës, zona e Kënetës, zona e fshatit Rinia, Bishti i Pallës, zona e Spitallës pjesërisht, zona pranë Nish Kimikes, Bashkia Selenicë, komuna Armen, Llakatund Krahës,  komuna Qesarat. Oraret e ndërprerjeve nga ana e kompanisë janë përcaktuar ato nga ora 09:00 deri në 13:00, dhe do të jenë të alternuara. Kompania thekon në njoftimin e saj se remontet e planifikuara janë pjesë e planit të saj në shërbim të rritjes së cilësisë së shpërndarjes së energjisë te konsumatori. CEZ prej kohësh ka njoftuar ndërhyrje të shpeshta në rrjetin e saj të shpërndarjes kryesisht nëpër nënstacione.

Zonat
.    Valias, Fushë-Kamëz
.    Frutikulture, Shkozet
.    Burgu Durrës, zona e Kënetës
.    Zona e fshatit Rinia, Bishti i Pallës
.    Zona e Spitallës, pjesërisht
.    Zona pranë Nish Kimikes (Durrës)
.    Selenicë, Bashkia Selenicë
.    Komuna Armen, Llakatund Krahës
.    Komuna Qesarat, Krahës
.    Lopas, Bashkia Mamurras
.    Fushë-Aliaj, Arras, Zall-Dardhë, Reç

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›