Pezullohet mësuesja, kërkoi të mbahet zi për Muhamed Merah
Share
Një mësuese në Francë është pezulluar pasi u kërkoi nxënësve të mbanin një minutë heshtje për Muhamed Merah, i cili vrau shtatë persona në Francë. Merah vdiq pasi u qëllua nga policia në apartamentin e tij në Tuluzë.
Sipas BBC, nxënësit u larguan nga klasa kur mësuesja e quajti Merah viktimë.
Mësuesja mësohet se ka thënë se lidhjet e Merah me Al Kaedan janë shpikur nga media dhe presidenti Nikolas Sarkozi.
Megjithatë disa nxënës mbetën në klasë kur mësuesja tha diçka të tillë, duke thënë se e kuptonin atë.