E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policja qe zbukuron djemte

Si fillim ka hedhur shtizen... por kurre nuk e kishte menduar qe jeta do ta hidhte ate kaq larg sa ne nje profesion ne tjetrin. Klodiana Ismaili ne moshen 18 vjec ka qene kampione e Shqiperise per hedhje shtize. E me gjithe talentin deshira e saj nuk ishte maksimale per te vazhduar kete rruge. Ne perfundim te shkolles se mesme veten do ta gjente ne murin e rrethuar te Akademise se Policise. Me nje disipline te hekurt shkolla e policise e beri korrekte dhe te gatshme per te filluar pune menjehere pas perfundimit te studimeve. Klodin mund ta gjeje ne cdo kryqezim te Tiranes ajo ishte tmerri i shofereve e sidomos atyre meshkuj. Na tregon se kete profesion e ka dashur shume por ne nje moment u detyrua te ngreje tabelen Stop kete here jo per te tjeret por per veten e vet. Ja ku dilema e kaploi serish policen e vete shkarkuar per ate cfare donte dhe dinte te bente ne jete. Mendja i shkoi tek floket e kjo jo rastesisht. Sa shume vuante te gjente nje parukier te hajrit e zgjedhjen e kishte gjetur vetem te vetja e vet. Gersheret ne nje dore perpara pasqyres bente prerjen ideale dhe diten tjeter modelin e saj te flokeve ia kishte zili gjithe shoqeria. Pas zhveshjes nga uniforma blu ajo e kishte gjetur zgjidhjen. Do te behej parukiere por vetem per floke te shkurter. Dhe ia arriti. Ne kete rrefim ajo na ka treguar gjithe kete rrugetim sot eshte nje gershere e mire per meshkujt ne Tirane. Historia e saj te ngjan me nje skenar filmi ne kerkim te profesionit. Me nje tregim te shkurter mund te thuash qe kjo vajze nuk paska gjetur karar. Sot ajo eshte nje parukiere por edhe kjo ndryshe nga te tjerat parukiere per meshkuj.

Klodiana cili ka qene pasioni juaj i pare

E kam nisur fillimisht si atlete me ekipin e Divjakes ku edhe kam jetuar deri sa perfundova shkollen e mesme. Kam marre pjese ne shume konkurse kombetare dhe jam shpallur kampione. Atletiken e kam filluar ne moshen 10 vjec dhe e kam vazhduar deri ne moshen 18 vjec. Vija shpesh ne Tirane ku beheshin edhe garat. Ne vitin 1997 ne garen kombetare te te rinjve kam marre titullin kampion e kam hedhur shtizen 38 metra.

Keni pas ndonje kolege qe tashme eshte e njohur...

Po eshte Klodiana Shala te cilen e kam sfiduar ne ate kohe. Por une atehere nuk e kuptoja rendesine e sportit me shume vlere per mua ishte fakti qe do te ikja ne Tirane kete e kisha me qejf. Jam stervitur qe e vogel pasi me origjine jane nga Skrapari dhe te jetuarit ne nje terren malor me ka bere mire.

Cila ka qene disiplina juaj ne sport

Po kane qene disa per hedhje shtize per gara te shkurtra per hipizem.

Po pse e late kete lloj sporti

Atletiken e lash se pesova demtim ne krah. Rashe nga kali dhe i humba te gjitha me atletik dhe me hipizem. Une ne cdo konkurs qe behej dilja e para nuk trembesha. Por nga ana tjeter edhe nuk e kuptoja suksesin qe kisha. Edhe familja ime nuk eshte se e ka dashur sportin nuk ishin fort sportdashes. Pastaj perfundova shkollen e mesme e po mendoja se cfare me pershtatej. I thashe vetes ku Akademi Policie. Konkurrova dhe e fitova. Nisa Akademine e mbarova dhe pas perfundimit te shkolles direkt fillova pune.

Ishte e veshtire te disiplinonit shofer meshkuj ne qarkullim

Sigurisht por une mendoj qe duhet ta psikologjisesh njeriun me pak fjale duhet ta vrasesh me pambuk qe kur ta marre gjoben te thote faleminderit. Ka plot probleme ke te besh me njerez te dehur.

fare ju pelqente ne ate pune

Ishte shume pune e bukur. Mua me pelqejne punet kur je ne marredhenie me njerezit. Nuk me pelqejne punet fikse. Ketu tek ne me thene te drejten eshte pak e veshtire. Por veshtiresite vijne nga fakti qe disa njerez tolerohen nga te medhenjte. Dikush ben dicka jo te hijshme ne rruge dhe meriton te ndeshkohet nderkohe ty te vjen nje telefonat nga shefi jot dhe te thote lere se eshte miku im cfare duhet te besh Nuk ka faj qytetari ai edukohet aq shpejt dhe aq mire sa po ti fusesh nje gjobe ai nuk guxon me ta perserise gabimin. Pastaj edhe njerezit jane te ndryshem duket nje hallexhi dhe duket dikush qe xhiron gomat perpara punonjesit te policise.

Keni pas ndonje skene te tille

Po e kam pas dhe mu ne qender te Tiranes madje. E ndalova dike se ishte kundervajtje i tregova qe ne ate rruge ku ai po merrte drejtimin nuk lejohej te kalonte. Ai ngulte kembe jo thoshte do te kaloj ketu nderkohe qe duhej te kthehej mbrapsht por nuk bindej. I thash nuk ke per te kaluar vetem mbi trupin tim do ta besh. Une perball makines ai ecte dalengadale dhe une shtyhesha mbrapa. Aty nxora pistoleten por ai perseri nuk trembej. shte rast i vecante qe nje njeri te rezistoje ne ate lloj forme se mjafton te vesh doren ne pistolete dhe njeri zmbrapset. Koincidon qe shefi i qarkullimit ishte ne nje kafe perballe dhe me merr ne tel duke me thene lere ate. Gjithcka u qetesua se shefi me urdheroi. shte pune e bukur por ka nga keto gjera.

Pse e late punen e polices

Me merziti ajo pune pata dhe nje problem shendetesor nga mushkerite tymrat ne rruge me benin shume dem.

Ndersa tani keni nje profesion krejt tjeter parukiere por per meshkuj cfare ju lidh me kete profesion

Une e kam pas shume qejf flokun. Mundohesha ne radhe te pare per floket e mi. Shkoja ne parukeri i tregoja modelin nuk e realizonin dot ashtu sic doja une dhe vinte momenti ku une e merrja vete situaten ne dore shkoja para pasqyres dhe i fusja gersheren. Kur ika nga policia fillova te mendoj cfare di te bej une qe ta kem qejf Flokun kisha qejf por nuk me pelqente te merresha me floke te gjate femrash krehjet e tyre pa fund me dukej shume lodhese kjo pune. Aty vendosa qe une do ta bej kursin por do ta bej vetem per meshkuj dhe nuk do te merrem me flokun e gjate fare. Kur fillova te kerkoja vetem kurse per floket e shkurter njerezit habiteshin se une thosha dua keshtu dhe pike sa ia arrita.
Floket e mi i prisja gjithmone vete dhe kur mi shikonin shoqet apo shoket me thoshin ua sa mire ku i ke prere vete i thosha une asnjehere nuk e besonin.

Si ju ka ecur

Shume mire ata qe kane ardhur njehere tek une nuk kane ikur me kane ngelur aty. Kam klientelen time. Meshkujt nuk e kuptojne mentalitetin qe duhet lare koka duhet te pritet floku pastaj te lahet serish dhe qe duhet ti besh 10 minuta masazh. Jo ata thone qethem mua ti se shkoj lahem ne shtepi kjo eshte e cuditshme. Klientela ime eshte e moshes se re dhe sa here qe vijne ngelin te kenaqur. Per kete me vjen mire.

Cili eshte sekreti juaj

Kam nje stil te vecante ne stilim. shte krehja e flokut te shkurt qe sjell nje ndryshim te papare tek meshkujt.

Te dashurin tuaj e keni gjetur duke i prere floket

Jo edhe ai eshte parukier. Kur jemi pare ne fillim nga ka terhequr te dyve stili i flokeve te njeri-tjetrit. Na ka lidhur stili i flokeve. Ate e terhoqi stili im mua stili i atij. Ishte ai mashkulli qe shpresoja te shihja nje dite.

Po tani mendoni se jeni mire ketu apo keni ndermend te provoni ndonje profesion tjeter
Qesh Ndihem shume mire ne kete profesion. Jam shume e kenaqur kjo edhe per faktin se i bej te tjeret te ndihen mire. Pastaj edhe nga ana ekonomike eshte shume i mire si profesion me ka ndihmuar deri ne keto momente them qe nuk do ta nderroj me.

Dashuria qe lindi nga stili i flokeve

Kishit degjuar ndonjehere qe dashuria te vinte nga floket... ja ku po iu tregojme nje rast te rralle. Klodiana dhe i dashuri i saj i kane rene ne sy njeri-tjetrit pikerisht nga stili i flokeve. E perpos punes duket se ky stil i ka sjelle fati edhe ne dashuri Klodit. Kane te dy te njejtin profesion dhe ia dine shijet njeri-tjetrit. Surpriza tjeter e dashurise se tyre eshte se ata kane qene shoke femijerie. Kane lindur te dy ne Skrapar por ne moshe shume te vogel familja e Klodit shkoi te jetoje ne Divjake dhe e djalit ne Greqi. Nje dasme e perbashket i takoi me njeri-tjetrin pas me shume se 20 vjeteve. Normal qe askush nuk e njihte tjetrin. Pas bisedave te para dolen se dikur kishin luajtur bashke ne rruget e vrazhda te qytetit malor. Ndersa tani pretendojne te jetojne po bashke dashurine tyre te embel.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›