Gjysma e femijeve shqiptare jane objekt dhune

Pesedhjete e shtate per qind e femijeve shqiptare te moshes dy deri ne 14 vjec jane objekt i dhunes psikologjike dhe fizike ben te ditur raporti i UNICEF Gjendja e femijeve ne bote per tre muajt e pare te 2011-es. Nje fakt ky qe eshte pohuar nga vete femijet gjate takimeve te tyre me punonjes te World Vision ne Shqiperi teksa kane treguar histori dhune nga jeta e tyre. Ndonese ligji Per te drejtat e femijeve qe kaloi ne parlamentin shqiptare dhjetorin e vitit te kaluar ka levizur disi pushtetin lokal ne lidhje me kete fenomen ende ka shume pune per tu bere thuhet ne nje njoftim te organizates boterore per mbrojtjen e te drejtave te femijeve Terre des hommes. Aty shtohet se eshte detyre paresore e pushtetit vendor qe te mbrojne femijet nga dhuna dhe abuzimi ne menyre qe te ndryshohen sa me shpejte keto statistika tronditese. Fillimisht shume prej komunave nuk ishin entuziaste ndaj idese se krijimit te nje Njesie per Mbrojtjen e Femijeve pjeserisht per shkak se ata nuk e kuptojne ata ose qellimin e tyre thote World Vision nje organizate e cila ne bashkepunim me aktore te ndryshem lokal ja doli te krijoje disa njesive te tilla per mbrojtjen e femijeve. Vetem gjate muajit te kaluar u ngriten njesi te tilla ne komunat Paper Shushice Gjinar dhe Shirgjan. Aktualisht ne te gjithe vendin operojne 27 njesi te tilla.