E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia zevendeson autobuset e Saukut dhe te Tiranes se Re

Plote 24 automjete te reja kane zevendesuar dje ekzistuesit ne transportin publik kryeqytetas. Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka peruruar dje nisjen e punes te 12 autobuseve te rinj ne linjen e Saukut dhe dhjete autobuseve ne linjen e Tiranes se re. Jane ne total 24 automjete me standarde evropiane sherbimi dhe me nje ndryshim te dukshem te cilesise dhe kushteve te tyre ketu permendim sistemin e ajrit te kondicionuar kamerat dhe platformen e sheshte per njerezit me aftesi te kufizuar.

Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama duke folur mbi transformimin e te gjithe sistemit te sherbimit urban vuri theksin ne zgjedhjet e dates 8 maj si nje mundesi ku qytetaret nepermjet votes se tyre do te mund te clirojne Keshillin Bashkiak te kryeqytetit per ti hapur udhe transformimit rrenjesor edhe te linjes Kombinat-Kinostudio si dhe venies ne funksionim te dy linjave te reja linja e Mihal Gramenos qe do te pershkoje te gjithe trajektoren tek qyteti Studenti si dhe linja Allias-Liqen qe eshte pjese e projektit te Parkut te Integruar te Liqenit.
Presim 8 majin per te cliruar Keshillin Bashkiak ne menyre qe te transformohet rrenjesisht dhe te kthehet ne standarde te Bashkimit Evropian edhe linja Kombinat-Kinostudio dhe njekohesisht te hyjne edhe dy linjat e reja te kryeqytetit linja e Mihal Gramenos qe do te pershkoje te gjithe trajektoren tek qyteti Studenti dhe me poshte si dhe linja Allias-Liqen qe eshte pjese e projektit te Parkut te Integruar te Liqenit po ashtu si nje pol ku duhet te kete vizitueshmeri dhe akses me autobuse nga te kater anet e kryeqytetit u shpreh kreu i baskise.
Linja Qender-Sauk-Qender si dhe degezime perberese te saj Qender-Senatorium-Qender e Qender-Sauk i vjeter-Qender sipas projekti te bashkise do te pesojne nje nderrim rrenjesor te standartit te mjeteve ne sherbim. Konceptimi i linjave ne funksion te zhvillimit urban mundeson qe nga nje linje tradicionale me tre destinacione fundore do te transformohet ne linja ku dy do te jene linja unazore.
Njera nga linjat do te mundesoje bashkimin e qendres se Tiranes me zonen tek Senatoriumi zonen tek rruga Mihal Grameno e rikthim ne qender nga dy krahet. Linja tjeter do mundesoje bashkimin e qendres me zonen e Saukut te Vjeter zonen tek Komuna e Parisit zonen e rruges Myslym Shyri e rikthim ne qender. Gjithashtu do te vazhdoje te funksionoje si nje linje radiale tradicionale ajo e Saukut.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›