10 filmat më të famshëm të Hollywood-it për mafian
Pse Hollywood është i dashuruar pas mafias dhe pse i glorifikon gangsterët
Nuk është e vështirë të kuptosh marrëdhënien e dashurisë së Hollywoodit me mitologjinë e mafias. Bota e krimit të ofron të gjitha kurthet e një filmi super të suksesshëm: njerëz të rrezikshëm me një oreks të pashuar për pushtet që kërcejnë me vajza të bukura, në anën e gabuar të ligjit. Stampa e këtyre lloj filmave u vendos në 1932, me versionin origjinal të “Njeriu me shenjë”, një film hit nga regjisori legjendar Howard Hawks, që bazohej afërsisht në jetën e Al Capone-s. Censorët kërkuan që producenti Howard Hughes të shtonte nëntitullin “Turpi i kombit”, me qëllim që shikuesit nuk do ta interpretonin filmin si një glorifikim të stilit të jetesës së gangsterëve. Në kohën e daljes së tij, ai qe filmi më i dhunshëm që prodhohej në Hollywood, e megjithatë protagonisti i paedukuar, që eliminon në mënyrë brutale konkurrentët dhe që fiton miliona me kontrabandë, del në fund më shumë si një hero popullor se sa si një kriminel gjakftohtë.
Kumbari
Në vitin 1972, filmi “Kumbari” i Francis Ford Coppola-s, kapoja i padiskutueshëm i të gjithë filmave mbi mafian, e ngjiti formatin nga një kënaqësi e fajshme në një epikë shekspiriane. Marlon Brando injektoi tek Don Corleone një sens fisnikërie dhe mirësie. Ai është i ashpër por i drejtë, Robin Hood me një kostum Armani. Ai është dashamirës, për ata që e mbështesin dhe për ata që meritojnë ndëshkim. Në mendje të vjen menjëherë një kokë kali e prerë. Trilogjia Kumbari doli në një kohë kur mafia ishte në rënie në Shtetet e Bashkuara, kjo për shkak të legjislacionit të ashpër dhe përpjekjeve herkuliane nga ana e forcave të ligjit.
Italia
Në Itali, sidomos në Napoli, Kalabri dhe në Palermo, krimi i organizuar ishte në zenitin e vet në vitet ’70 dhe ’80. Trafiku i drogës i pasuronte mafiozët vendas dhe një betejë për pushtet që u njoh si luftëra e Cosa Nostra shkaktoi mijëra viktima. Dhuna nuk ishte vetëm mes fraksioneve rivalë. Edhe forcat e policisë dhe qytetarët e zakonshëm ishin shënjestra. Pjesëtarë të mafias infiltruan në organet e qeverisjes lokale dhe kishin një dorë në çdo segment të tregtisë në Sicili dhe në Italinë e Jugut, që nga pronat e paluajtshme deri tek mjekësia dhe bujqësia. Italianët ishin ngurrues për të folur për mafian dhe të tmerruar për të dëshmuar për horrorin që shpalosej mu përpara syve të tyre. Por romanca që ata kishin patur me “burrat e nderit” që dikur kishin mbrojtur fshatarët nga policia kombëtare e korruptuar po ftohej në Sicili, ashtu sikurse dhe marrëdhënia e dashurisë me legjendën e mafias në celuloid nisi të nxehej në SHBA. Deri në 1992, vrasja e prokurorëve antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino nisi të kthejë opinionin publik në Itali kundër krimit të organizuar. Dëshmitë e dëshmitarëve si Rita Atria sollën qindra dënime dhe e gjymtuan dominimin e mafias në tregtinë italiane. Filmi i vitit 2008, Gomorrah (bazuar në librin e Roberto Savianos), mori vlerësime ndërkombëtare për përshkrimin grafik që i bën brutalitetit dhe dominimit ndërkombëtar të sindikatës napoletane të krimit, Kamorra. Që nga suksesi i Gomorrah, një seri filmash neoraealistë antimafia kanë dalë nga regjisorë italianë. Në filma si Fortapa dhe “Io Ricordo” heronjtë nuk janë mafiozët, por ata që luftojnë kundër krimit të organizuar. Përkundër prototipeve të Njeriut me Shenjë dhe Kumbarit, heronjtë e rinj popullorë janë në anën e duhur të ligjit. Nuk është e lehtë të magjepsesh nga një njeri i rrezikshëm me kostum të shtrenjtë, kur e ke parë me sytë e tu dhunën që ai shkakton.
1. Kumbari
-1972 -
Kryevepra e vitit 1972 me regjisor Francis Ford Coppola, bazohej në romanin e Mario Puzos dhe në të u mblodhën disa prej aktorëve më të mirë të Amerikës, duke përfshirë Marlon Brando dhe Al Pacino. Filmi fitoi Oscar-in si filmim më i mirë dhe konsiderohet një prej filmave më të mirë të shekullit XX. Kumbari është imituar më vonë disa erë, por asnjëherë nuk është arritur niveli i tij. Edhe dy filmat pasardhës të Coppola-s nuk kanë arritur lavdinë e origjinalit.
2. Djemtë e mirë
-1990 -
“Për aq sa mundem të mbaj mend, gjithmonë kam dashur që të jem një gangster”. Kështu fillon filmi i vitit 1990 i Martin Scorcese, bazuar në jetën e mafiozit të penduar Henry Hill. Performanca e mrekullueshme e Ray Liotta përshkruan transformimin e Hill nga një aspirant për gangster në një njeri të rëndësishëm gjatë tre dekadave të tij në mafian e Nju Jorkut. Siç ka shkruajtur David Ansen, “çdo minutë e vetme në këtë film të gjatë vibron me energji të jashtëligjshmish”. Në fund, Hill kapet për trafik droge dhe përfundon si një “schnook” i zakonshëm në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, i djegur nga nostalgjia për kohët e tij si Goodfella.
3. Kazino
-1995 -
Në filmin e vitit 1995, Kazino, Scorcese u bashkua sërish me Nicholas Pileggi, i cili ishte bashkëskenarist i Goodfellas dhe gjithashtu shkruajti librin tek i cili ai bazohej. Joe Pesci rikthehet i njëjti protagonist tip psikopati që ishte tek Djemtë e Mirë, ndërkohë që Robert de Niro luan Sam Rothstein, një pjesëtar hebre i mafias që dërgohet të drejtojë një kazino në Las Vegas. Personazhi bazohet tek Frank Rosenthal, një bastvënës real nga Cikago. Ylli i vërtetë i filmit është Sharon Stone, e cila luan bashkëshorten e Rothstein, një grua joshëse që zhytet në drogë.
4. Gomorrah
-2008 -
Epika e vitit 2008 e regjisorit Matteo Garrone bazuar në librin e Roberto Savianos, është historia e pesë jetëve të prekura në një farë mënyre nga sindikata e krimit e Napolit e njohur si Kamorra. Me dëshpërimin e një lagjeje banimi të Napolit si sfond, filmi ofron një pamje të pagabueshme të impaktit gërryes të krimit të organizuar. Në një skenë të paharrueshme, aspirantë për gangsterë përmendin thënie të marra nga filmi i Brian de Palmas “Njeriu me shenjë”, riprodhimi i 1983, gjë që tregon se filmat frymëzojnë gangsterët po aq sa këta kanë frymëzuar filmat.
5. Njeriu me shenjë
-1932 -
“Njeriu me shenjë” ishte filmi i parë me gangsterë, por ai ka qenë më realisti, duke riofruar madje incidente nga jeta reale si Masakra e Ditës së Shën Valentinit e vitit 1929, në të cilën njerëzit e Capones rreshtuan pesë pjesëtarë të një bande rivale në një garazh në Cikago dhe i ekzekutuan. Capone nuk u akuzua asnjëherë për vrasjen dhe thuhet se ai u shqetësua se mos filmi, që doli në 1932, në një farë mëny