E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 finale, 10 gola, 10 tituj, ky është Drogba

Didier Drogba është njeriu i finaleve. Janë statistikat e tij fantastike atij që i japin këtë titull. Në karrierën e tij si futbollist, Drogba ka luajtur në 10 finale të ndryshme, duke shjënuar 10 gola dhe ka fituar 10 tituj.

Nëntë nga kupat i ka fituar me Chelsea duke qenë vendimtar në sukseset e skuadrës londineze.

Dje Drogba e vendosi finalen e Kupës së Turqisë duke shënuar në fitoren e Galatasarayt ndaj Fenerbahces./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›