E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtësi i Barcës, dilema drejt fundit

Jan Vertonghen, Daniel Agger ose David Luiz. Një prej tyre do të jetë qëndërmbrojtësi i ardhshëm i Barcelonës. Sipas asaj që shkruan sportivja katalanase "Sport.es", janë këto tre emrat e kandidatëve kryesorë për të qënë blerja e re e Barcelonës pas dështimit me brazilianët Marquinhos dhe Thiago Silva.

Për mbrojtësin e Chelsea është bërë tashmë oferta prej 29 milionë eurosh por akordi me "Blutë" duket disi i vështirë. Në rast se nuk do të arrihet te braziliani atëherë Barça do të synojë me çdo kusht danezin e Liverpool Daniel Agger, ose belgun e Tottenham, të cilët kushtojnë më pak se braziliani.

Sipas "Sport", gjithçka do të vendoset brenda kësaj jave. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›