E Diel, 1 Nëntor 2026

10 frikërat më të qenësishme të njeriut

Frika është emocion që na mbron nga kërcënimet e atyre që na rrethojnë dhe që pastaj evoluon dhe bëhet edhe më komplekse; krahas frikërave të çuditshme apo absurde, ka frikëra të caktuara që i ndajnë shumica e njerëzve. Jemi mësuar që me termin frikë të hamendësojmë raste të rralla, shpesh patologjike, dhe rrallë vërejmë frikërat tona të qenësishme, të cilat janë të përbashkëta dhe shoqëruese të pandërprera në jetën tonë. Kjo listë rendit 10 frikërat që ka çdo anëtar i shoqërisë njerëzore dhe me të cilat duhet të përballet çdokush.

Humbja e lirisë
Ndërsa përkufizimi i saktë i lirisë dhe vlerës së saj në shoqëri janë subjekte të diskutueshme, frika e humbjes së lirisë ka qenë gjithnjë e pranishme në mendjet e njerëzve, sepse, ndonëse nuk është diçka për të cilën ne mendojmë çdo çast, kemi gjithnjë kohë të mendojmë thellësisht se çfarë do të ndodhte me ne nëse do të humbnim kontrollin mbi jetën tonë. Kjo frikë fillon nga elemente mondane si koha që ju duhet të kaloni në dhomë pa pasur mundësi të dilni jashtë, nëse nuk mbaroni detyrat e shtëpisë, ose frika që vjen nga vendimi i martesës. Por kjo ngre një pyetje të rëndësishme: A është liria absolute gjëja më e mirë për ne? Ne kemi parë njerëz që marrin vendime të gabuara në mënyrë të përsëritur dhe mendojnë se po të kishin dikë tjetër që i merrte vendimet për ta, gjërat do të përmirësoheshin.

E panjohura
Frika nga e panjohura është lehtësisht e shpjegueshme: mendja na tregon se për të ecur përpara duhet të dimë çfarë na pret, sepse nëse unë e di, mund të kontrolloj situatën dhe nëse nuk e di, nuk e kam më kontrollin. Pjesa e dytë na frikëson, sepse kontrolli është ai që na mundëson masën, përmes të cilës ne mund të manipulojmë rezultatet e veprimeve tona. Dhe kur nuk pëlqejmë atë që është e ndryshme, kjo ndodh thjesht sepse nuk e kuptojmë, ose nuk kemi një plan kontrolli për të. Kjo frikë ka qenë me ne për mijëra vjet dhe është pjesë e rëndësishme për mbijetesën tonë si specie. Shumë prej nesh, kur kanë qenë fëmijë, kanë qenë të frikësuar nga errësira, kryesisht sepse ne nuk e dinim çfarë mund të fshihej atje dhe në mënyrë të ngjashme, kur nuk e dinim se çkishte në fund të korridorit, ndjenim nevojën për tu larguar që andej. Megjithatë, frika nga e panjohura shpesh ndalon progresin tonë dhe e bën të vështirë zbulimin dhe kuptimin e gjërave të reja, gjë që inkurajon refuzimin dhe mendjengushtësinë.

Dhimbja
Duke qenë se intensiteti i dhimbjes fizike është ndjesi pastërtisht subjektive, që ndihet ndryshe nga çdo person, është e vështirë të përgjithësosh atë që shkakton dhimbjen. Por dhimbja fizike mund të përshkruhet si një ndjesi e pakënaqshme që shkaktohet përgjithësisht nga një dëmtim në një pjesë të caktuar të trupit. Përveç pak përjashtimeve, shumica prej nesh janë jo tolerantë dhe të frikësuar nga dhimbja fizike dhe kjo duket në numrin e madh të mjekimeve ekzistuese që lidhen me lehtësimin e dhimbjes, mjekime që kanë nivel të ndryshëm ndikimi dhe që lidhen me lloje të ndryshme dhimbjesh. Refuzimi i dhimbjes lidhet me asociimin që ne i bëjmë dhimbjes fizike me sëmundjen dhe të qenit jo të shëndetshëm. Kjo frikë mund të lidhet më frikën e humbjes së lirisë, si për shembull në rastin e njerëzve që vuajnë nga dhimbje kronike dhe të cilët e shohin lirinë e tyre fizike të limituar, sepse duhet të shmangin veprimet që shkaktojnë ose rrisin ndjesinë e dhimbjes. Ta pranojmë, dhimbja nuk është ndjesi e mirë (ndonëse, siç e përmendëm më lart, disa njerëz besojnë ndryshe) dhe njësoj si kafshët, ne priremi të mbajmë larg atë që na shkakton dhimbje, pasi ky është një element kyç në instinktin e mbijetesës dhe sepse truri na tregon se diçka nuk shkon me një pjesë të caktuar të trupit, apo që një veprim i yni mund të shkaktojë efekte negative mbi të. Në këtë rast, dhimbja në vetvete nuk është gjë e keqe, por një mënyrë që na bën me dije se duhet të ndalojmë të kryejmë një veprim, për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të trupit.

Zhgënjimi
Kjo frikë është e vështirë për tu shpjeguar, pasi ka dy lloj frikash që lidhen me zhgënjimin njëra lidhet me zhgënjimin e të tjerëve dhe tjetra me zhgënjimin e vetes. Si fëmijë, të gjithë e provojmë këtë eksperiencë të shëmtuar, në të cilën kur bënim një veprim të gabuar apo një sjellje të pahijshme, prisnim të merrnim dënimin e merituar ose të paktën një të bërtitur nga prindërit, por në fakt dënimi ishte edhe më i vështirë: prindërit thjesht na shikonin me trishtim në sy dhe thoshin Jam i zhgënjyer nga ty, ose Nuk e prisja këtë nga ti dhe kjo fjali e vetme dhembte më shumë se çdo dënim tjetër. Frika nga zhgënjimi është pjesë e arsyes që lidhet me shmangien e të panjohurës. Zhgënjimi është ajo ndjenjë pakënaqësie që buron kur pritshmëritë tona nuk korrespondojnë me atë që realisht ndodh. Është e qartë se ne bëjmë çtë jetë e mundur që ta shmangim këtë. Ndjesia e zhgënjimit është një sens negativ që shpesh ndiqet nga pendimi dhe pikëpyetjet e shumta, nëse zgjedhjet tona ndikuan sadopak në këtë zhgënjim. Nëse do ti kisha bërë gjërat ndryshe, do të kishte ndonjë ndryshim?.

Uria
Varfëria përcaktohet si situatë, e cila vjen nga mungesa e burimeve të nevojshme për të përmbushur tërësisht nevojat njerëzore. Uria është rasti më ekstrem i varfërisë. Është pamundësia për të mbuluar nevojat personale më bazike. Askush nuk pëlqen të shohë apo të ndjejë uri, sepse e dimë që më e keqja e veprimeve njerëzore zakonisht buron nga dëshpërimi që shkakton uria. Kjo është çka ne konsiderojmë si pika më e ulët e njeriut dhe e të njerëzishmes, ndaj i frikësohemi kaq shumë. Askush nuk do të ndjejë mungesën e gjërave dhe kjo përdoret nga media, e cila na ushqen edhe më tepër këtë frikë përmes reklamave, që na tregojnë se ne kemi nevojë për më shumë gjëra nga sa kemi nevojë realisht. Edhe pse të gjithë e dimë sa zakon i pashëndetshëm është ky, në fund të ditës të gjithë mund të themi sa e vështirë është të mos kesh të mirat bazike. Si shprehet në filmin e vitit 2006, Mbreti i fundit i Skocisë, kur Dr. Nicholas Garrigan i thotë diktatorit nga Uganda se paraja nuk është zëvendësuese për asgjë, ai ia kthen E thua këtë, sepse nuk ke qenë ndonjëherë i varfër.

Vetmia
Frika nga vetmia është njëfarësoj ndjesie boshllëku që shkaktohet kur nuk kemi bashkëveprim me një person tjetër. Kjo frikë ka evoluar nga instinktet tona të hershme të mbijetesës: ne kemi frikë vetminë, sepse është më e thjeshtë të mbijetojmë në grup. Frika nga vetmia lidhet me nevojën tonë për të pasur dëshmitarë: ne ndjemë se veprimet tonë janë të kuptimta, vetëm nëse dikush i sheh ose i di ato. Kjo lidhet me shprehjen filozofike Nëse rrëzohet një pemë në pyll dhe askush nuk është atje për ta dëgjuar, a bëhet ndonjë zhurmë?. Nëse ju bëni një zbulim të jashtëzakonshëm, por askush nuk e di këtë, a ka ndonjë vlerë?

Qesharakja
Frika nga qesharakja lidhet me frikën nga kritika dhe shkaktohet nga frika jonë sociale, sipas të cilës ne nuk projektojmë një imazh mjaftueshëm të mirë të vetes te të tjerët. Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë në jetë të flasim ose të performojmë para një audience. Kemi frikë se mund të ngatërrohemi dhe se audienca mund të reagojmë negativisht, duke qeshur, ose në rastin më të keq duke vërshëllyer. Pavarësisht se disa njerëz praktikohen shumë që të mos e kenë këtë frikë ose të ndërtojnë një vetëbesim të shëndetshëm që i ndihmon të përballen me efektet e të qenit të tallur apo të kritikuar, frika nga të qenit qesharak nuk largohet asnjëherë, sepse ne nuk duam të jemi në qendër të vëmendjes për një arsye negative dhe të mbetemi në mëshirë të opinionit të të tjerëve.

Refuzimi
Kjo frikë sociale është një nga arsyet

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›