E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhurma e matrapikut detyron Berishën të qëndrojë më pak në zyrë

TIRANE- Prej 4 ditësh, ambien tet e selisë së Kryeministrisë gumëzhijnë nga zhurma marramendëse e një matrapiku që punon pa pushim në oborrin e godinës trekatëshe. Makineria e zhurmshme po asfalton oborrin e kryeministrisë, në anën përballë "Piramidës", duke shkaktuar një zhurmë e cila e ka detyruar Kryeministrin që të minimizojë orët e qëndrimit në zyrë. 

Prej tij, kreu i qeverisë qëndron më pak në zyrë, ndërkohë që koha për shtrimin e oborrit është zgjedhur jo rastësisht muaji gusht, për faktin se pjesa më e madhe e administratës së kryeministrisë ndodhet me pushime. Prej kohësh, oborri i njërit prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, siç është Kryeministria, ishte në një gjendje pothuajse të mjerueshme, për shkak se asfaltimi ishte shkatërruar prej kohësh, ndaj u pa e arsyeshme ndërhyrja për një pamje, si ajo e bordurës së saj. Por mësohet se matrapiku do të vazhdojë punimet edhe për disa ditë të tjera, pasi nuk ishte parashikuar një dëmtim i përmasave të tilla. 

Gjithsesi edhe për disa ditë, zhurma e makinerisë do të jetë prezente në oborrin e Kryeministrisë, deri në përmbylljen e plotë të asfaltimit të ambientit të saj të jashtëm. Mësohet se prej kohësh ishin menduar punimet, por koha më e përshtatshme u gjet pikërisht në ditët e fundit të muajit gusht, ku punëtorët punojnë pa ndërprerje deri në asfaltimin e plotë të oborrit kryeministror. Për sa i përket godinës, ajo i rikonstruktua pak ditë para ardhjes në Shqipëri të ishpresidentit amerikan Xhorxh W.Bush. Godina mori një fasadë të re, duke i dhënë një shkëlqim jo vetëm vizitës së rëndësishme të ish-presidentit amerikan, por edhe vetë godinës kryeministrore.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›