Shkodër, vrasje për gjakmarrje, në Tiranë vritet pronari i marketit
TIRANE-Dy vrasje shënohen në vend në harkun kohor prej 2 orësh. Në Shkodër një ri u qëllua për vdekje rreth orës 20:00 në emër të gjakmarrjes kurse në Tiranë rreth ores 22:30 minuta ekzekutohet një pronar marketi.
Vrasja në Tiranë
Pas 2 orë nga krimi në Shkodër vihet në alarm policia e kryeqytetit. Efektivët sinjalizohen rreth ores 22:00 se, ne Yzberisht është vrarë shtetasi Petrit Kurti, 52 vjec. Viktima, pronar i një marketi në Yzberisht është qëlluar me 2 plumba në kokë nga një person i maskuar brenda ambienteve te marketit. 52-vjecari humbi jetën në Spitalin Ushtarak.
Policia në vendgjarje sekuestroi pamjet filmike te marketit dhe vërejti se Kurti është përleshur më nje person të maskuar.
Pistat kryesore ku po hetohet është ajo e grabitjes por nuk përjashtohet dhe pista e një konflikti të mundshëm pronësie që 52-vjecari mund të ketë patur.
Vrasja në Shkodër
Një i ri është qëlluar me armë zjarri për vdekje sot rreth ores 20:00 minuta në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Policia beri te ditur se krimi ka patur motiv gjakmarrjen si dhe ve ne pranga nje person te dyshuar si autor te krimit.
Viktima e radhes e fenomenit te gjakmarrjes ka qene shtetasi, Gjin Guri 20 vjeç nga fshati Bardhaj.
Paraprakisht u mësua se i riu është qëlluar me armë zjarri shume prane baneses nga një person që me pas perfitoi nga errësira dhe u largua në drejtim të paditur. Policia ben me dije se 'Gjin Guri po kthehej ne shtëpi se bashku me vellain e ti, Xhevahir Gurij kur autori i ka dalë ne prite dhe ka qelluar ne drejtim te te riut'.
Ka qenë vetë vëllai i viktimës që njoftoi policinë për ngjarjen.
Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes. Ne pyetje u moren dhe familjare te te riut. Rreth 1 ore pas vrasjes policia ka arrestuar një të dyshuar si autor te krimit, por nuk bën të ditur identitetin e tij. I arrestuari eshte fqinj me viktimen. Sipas efektiveve, i riu dyshohet se eshte vrare per gjakmarrje. Zbulohet se xhaxhai i viktimes ka kryer nje vrasje per motive te dobeta para 5 vitesh.
Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fier, ekzekuton me çifte ish-vjehrrin, më pas vetëvritet