E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: PS e hapur për koalicion me Topin e Spahiun

Për Partinë Socialiste kryeministri Berisha gënjen emigrantët shqiptarë, kur deklaron se do vendosë që ata të votojnë. Qëndrimi ka ardhur nga sekretari për emigracionin Erjon Veliaj në një intervistë për News 24. Veliaj thotë se kryeministri nuk lejon votën e emigrantëve shqiptarë, pasi i trembet votës së lirë. Dhe më qartë qëndrimin e tij e tregon refuzimi i 2 propozimeve të selisë rozë për të bërë të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Për Veliajn në 8 vite qeverisje Berisha, nuk ka bërë asgjë për emigrantët, duke mos ndërtuar asnjë shkollë apo qendër kulturore jashtë vendit. Kemi të bëjmë me një njeri që si në partinë e tij, si në jetën e tij personale dhe si në shtetin që menaxhon nuk ka pikë afeksioni për emigrantët, se as i kupton, as nuk i ndjen dhe as nuk i do. Ky është thelbi i kësaj historie, besoj se nuk ka emigrantë sot, që e ha këtë premtim dhe këtë gënjeshtër gushti për votën e emigrantëve, tha Veliaj. Përsa i përket aleancave të mundshme para ose post zgjedhore, Veliaj argumenton se socialistët janë të hapur për të krijuar çdo lloj aleance, kundër regjimit të Berishës, pa përjashtuar as partinë e ish-presidentit Bamir Topi dhe Aleancën Kuq e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›