10 koincidencat më të çuditshme në histori
Koincidencat ndodhin vazhdimisht: dikush na telefonon fiks në çastin që po mendojmë për të, ose dëgjojmë në radio këngën të cilën po këndonim me vete. Në të shumtën e rasteve, këto koincidenca nuk kanë domethënie të madhe. Lista rendit 10 koincidenca të çuditshme historike dhe impaktin që ato kanë shkaktuar.
10. Vëllezërit binjakë
Kjo është histori e çuditshme, sido ta shohësh. Në vitin 2002, binjakë identikë 70-vjeçarë nga Raahe, Finlandë, u goditën dhe mbetën të vdekur, ndërsa po ecnin me biçikletë gjatë një stuhie dëbore. Çudia? U vranë në aksidente të veçanta gjatë të njëjtës ditë, në të njëjtën rrugë, vetëm 1 milje larg njëri-tjetrit. Për më tepër, kur ndodhi aksidenti i dytë, dy orë pas të parit, vëllai i dytë nuk e kishte marrë lajmin se vëllai i tij ishte vrarë më parë kjo sa për të eliminuar mundësinë e vetëvrasjes. Në fakt, koincidencat e pazakonta mes binjakëve identikë nuk janë të padëgjuara; ka duzina rastesh kur binjakët të ndarë që në lindje ritakohen dhe zbulojnë të përbashkëtat e tyre, madje ka raste kur edhe gratë me të cilat janë martuar kanë të njëjtin emër. Ndaj nuk është çudi vdekja në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën rrugë.
9. Anthony Hopkins dhe momenti i duhur
Aktori i njohur Anthony Hopkins u gëzua kur dëgjoi se do të merrte një rol në një film të bazuar në librin “Vajza nga Petrovka” e autorit George Feifer. Pak ditë pas nënshkroi kontratën, Hopkins udhëtoi për në Londër për të blerë një kopje të librit. Ai shkoi në disa librari, por asnjë prej tyre s’e kishte librin. Ndërsa priste trenin për t’u kthyer në shtëpi, në sheshin e nëndheshëm “Leicester” ai vuri re një libër të harruar në një stol. Mrekullisht ishte libri “Vajza nga Petrovka”. Kjo në vetvete ishte mjaftueshëm për të qenë një koincidencë, por ishte vetëm fillimi i një zinxhiri të jashtëzakonshëm ngjarjes. Dy vjet më vonë, në mes të xhirimeve në Vjenë, Hopkins viziton autorin George Feifer. Në bisedë e sipër, Feifer i tha Hopkins se nuk kishte asnjë kopje të librit të tij. Ai ia kishte huazuar kopjen e fundit, në të cilat kishte shënimet e tij, një miku i cili e kishte harruar diku në Londër. Me një shenjë çudie, Hopkins i zgjat Feiferit librin që kishte gjetur: “Mos është ky?”. Ishte i njëjti libër.
8. Vrasja e Franz Ferdinand-it, fillimi i Luftës së Dytë Botërore
Ka pak gjasa që 20-vjeçari boshnjak të ketë ditur se veprimi i tij do të ndërtonte një kurs të tillë historik, që do të ndikonte gjithë pjesën tjetër të shekullit XX dhe jo vetëm. Në fakt, burri që qëlloi dy herë me pistoletë liderin austro-hungarez Archduke Franz Ferdinand dhe gruan e tij Sophie, në një ditë të bukur qershori në vitin 1914, hapi një periudhë ngjarjesh zinxhir: preteksti për Luftën e Parë Botërore, një ndër luftërat më të përgjakshme në histori dhe pastaj krijimin e regjimeve totalitare: komunizmit dhe nazizmit. E trishta e kësaj është që asgjë nuk do të kishte ndodhur sikur të mos kishte qenë një koincidencë e vogël: Princip, ishte pjesë e një bande konspiratorësh që kishin si synim vrasjen e Archduke-s atë ditë, por ai kishte hequr dorë, pasi një përpjekje e mëparshme për ta vrarë atë me bombë kishte dështuar. Duke shkuar në kafe për të shprehur zhgënjimin e tij dhe për të ngrënë vaktin përkatës, ai vuri re se makina e Archduke-s qëndroi para syve të tij, jo më shumë se 20 këmbë larg. Shoferi kishte marrë kthesën e gabuar dhe teksa po kthente makinën, Princip shfrytëzoi mundësinë për të qëlluar Archduke-n dhe bashkëshorten e tij. Ai shkrepi pistoletën dhe çfarë mbetet është, siç thonë, histori. E gjithë kjo sepse shoferi i Archduke-s mori kthesën e gabuar dhe se Principit i hahej proshutë.
7. Vrasje e dyfishtë
Dy gra, Barbara Forrest dhe Mary Ashford, ishin viktima të një krimi të ngjashëm në një fshat të vogël të Erdingtonit, rreth 5 milje nga Birmingamit në Angli. Të dy 20-vjeçaret të cilat kishin lindur në të njëjtën datë, u përdhunuan dhe u vranë, ndërsa trupat e tyre u gjetën rreth 300 kopshte larg nga njëri-tjetri. Të dyja u gjetën në të njëjtën ditë, më 27 mars, por me 157 vite distancë (1817 dhe 1974). Të dyja sapo kishin vizituar një mik atë mbrëmje, të dyja ndryshuan fustanin dhe shkuan për të kërcyer. Aty takuan edhe vrasësin e tyre. Nuk mjafton? Të dy burrat e akuzuar për vrasje kishin mbiemrin Thornton dhe të dy u liruan nga akuza. Koincidencë? Ringjallje? Kush e di!
6. Booth dhe Lincoln
Jo John Wilkes dhe Abraham Lincoln. Kësaj radhe Edwin dhe Robert. Pak muaj para se John Wilkes Booth të vriste Presidentin Lincoln në Teatrin Ford, djali i Presidentit, Robert Todd Lincoln po priste në një platformë të ngushtë në një tren në Jersey dhe papritur i shkau këmba në vendin ku pas pak do të kalonte një mjet mallrash. Dikush e shpëtoi. Ai u kthye për ta parë dhe u habit kur pa se shpëtimtari i tij ishte aktori i mirënjohur Edwin Booth, vëllai i John Wilkes. Djali i Presidentit u shpëtua nga vëllai i vrasësit të Presidentit. Më vonë, djali i vetëm i gjallë i Lincoln-it do të përjetonte koincidenca të tjera të çuditshme. Ai ishte i pranishëm në vrasjen e Presidentit Garfield në vitin 1881 dhe në atë të Presidentit McKinley në vitin 1901.
5. Saga e Mark Chapman-ve
Në dhjetor të vitit 1980, këngëtari, shkruesi i teksteve dhe kitaristi i Beatles-ave, John Lennon, u qëllua për vdekje nga një fans i obsesuar në Kompleksin e Apartamenteve Dakota në Nju Jork. Vrasësi tij quhej Mark Chapman, një roje nate skizofren, i cili është i burgosur në burgun Attica në Nju Jork. Pesë vite më vonë, NBC vendosi të realizonte një film biografik për Lennon dhe gruan e tij, Yoko Ono, të titulluar John dhe Yoko: një histori dashurie. Për fat të keq, aktori që ata morën për të luajtur Lennon-in, rastisi të quhej Mark Chapman. Sapo doli lajmi, studioja filloi kërkimet për një aktor tjetër dhe jeta vijoi normalisht. Megjithatë, Mark Chapman aktori, jo vrasësi luajti rolin e Lennon-it në një serial të vitit 2007, të titulluar Kapitulli 27. Si duket në atë kohë, roli i John Lennon-it, i luajtur nga një aktor që kishte emrin e vrasësit të tij, për kushedi çfarë arsyesh, nuk ishte më i çuditshëm.
4. Vdekjet e Presidentëve Jefferson dhe Adams
Pavarësisht se ata ishin rivalë të ashpër në politikë në karrierat e vona (Jefferson ishte nënpresident i Adams, derisa e sfidoi atë në zgjedhjet e vitit 1800), të dy ndanin dashurinë për vendin. Si të tillë, të dy ishin pjesëmarrës në hartimin e projektit për Deklaratën e Pavarësisë, e cila, siç dihet, u nënshkrua më 4 korrik 1776. Ajo që nuk dihet megjithatë është që të dy burrat kanë vdekur në të njëjtën ditë, më 4 korrik 1826, fiks 50 vite pas ditës kur dokumenti u ratifikua.
3. Fjalëkryqi nxjerr në pah kodet e pushtimit të ditës D
Në maj 1944 një mësues në pension, Leonard Dawes, i cili hartonte fjalëkryqe për të përditshmen Telegraph në Londër, për mbi 20 vite, krijoi një fjalëkryq, në të cilin donte të përfshinte emrat e dy plazheve Utah dhe Omaha, bashkë me kode të tjera sekrete si Overlord, Mulberry dhe Juno, të cilat supozohej se nuk i dinte askush jashtë stafit Eisenhower. Duke menduar se Dawes ishte agjent gjerman, ata e morën në pyetje, por më pas e lëshuan, pasi u bindën se fjalët ishin zgjedhur në mënyrë krejt të rastësishme dhe të paqëllimtë. Fjalëkryqi i Dawes përmbante plot pesë fjalë-kod, të cilat përdoreshin nga shërbimet sekrete të Anglisë. Duket se kjo është një nga ngjarjet që kanë probabilitet ndodhie 1 në 1 miliard.
2. Titanik dhe Titan
Në vitin 1898, autori Morgan Robertson (1816-1915) shkroi një novelë të titulluar Kotësia, ose Mbetjet e Titanit, në të cilën r