E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 më të këqijtë e Europianit

Luka Toni dhe Kristiano Ronaldo në dhjetë më të këqijtë e Europës. Ky është konkluzioni i televizionit të njohur sportiv "Eurosport", që ka publikuar edhe listën e më të këqijve në faqen e tij në internet. Dështimet e futbollistëve, të konsideruar si "jashtëtokësorë" para fillimit të turneut janë trë mëdha, madje disa prej tyre kanë lënë një shije vërtet të keqe, jo vetëm te ekspertët, por dhe te tifozët më fanatikë të tyre.
Ja dhe lista futbollistëve që kanë zhgënjyer, ku midis tyre cuditërisht ndodhet edhe Valon Behrami, i cili sipas medias zvicerane ishte lojtari më i mirë i Zvicrës.

1 - Luka Toni
Asnjë gol, një pafundësi rastesh të humbura dhe me një kondicion fizik për të ardhur keq. Njeriu i 39 golave me Bajernin zhgënjeu plotësisht, edhe pse jo për faj të tij.
2 –Petër Ceh
Gabimi i tij në ndeshjen kundër Turqisë do të mbetet një nga kartolinat negative të turneut. Mendohej se ishte numri 2 në botë pas Bufonit, por tani është kaluar edhe nga Kazijas.
3 - Tiery Henri
Një gol i bukur, me një take të mrekullueshme dhe asgjë tjetër. Dukej shumë larg atij fenomenit që është parë me bluzën e Arsenalit. Një tatëpjetë e pa rikthyeshme.
4 - Adrian Mutu
I zbehur e bllokuar nga presioni për të qenë lideri i skuadrës. Penalltia e gjuajtur në mënyrë të gabuar kundër Italisë është një njollë që vështirë se do të dalë.
5- Mario Gomezh
Kuotat e tij në merkato, shumë të larta në fillim të Europianit, ranë përtokë me një vertikale të shpejtë pas ndeshjeve të para ku nuk la asnjë gjurmë. Gjermania u ndje më mirë kur ai qëndroi në bankinë.
6 - Kristiano Ronaldo
Në një skuadër me më shumë logjikë në raport më të kaluarën, duhet të ishte njeriu në gjendje të bënte diferencën. Përkundrazi humbi në labirintin e driblimeve, sidomos në ndeshjen kundër Gjermanisë.
7- Valon Behrami
Ishte lojtari që bëri më shumë bujë nga Zvicra, por u shua ndeshje pas ndeshjeje. Berhami ishte një nga dy shqiptarët në Europian, së bashku edhe me Ronald Gërcaliun e Austrisë.
8- Antonis Nikopolidis
Ai ishte simboli i një skuadre që kaloi nga një yll te një tjetir në hapësirën e katër viteve. Skuadër pa lojë dhe e privuar nga idetë, e vetmja që nuk mundi të mblidhte qoftë dhe një pikë.
9 - Erik Abidal
I pranueshëm si një mesfushor, por i shëmtuar si një qendërmbrojtës. I denjë për një fund si përfaqësuesja e tij, Franca, gjithmonë e më shumë në rënie të lirë.
10 – Emre Belozoglu
I thirrur për të qenë një lider teknik i Turqisë, humbi midis finteve dhe dëmtimeve, duke i lejuar skenën e fushës shokëve të tij me më pak publicitet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›