E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka debuton me gol me Mainz 05

Sikur të ishte pjesë e ndonjë përfaqësueseje në Europian, me siguri që Jahmir Hyka do të ishte një nga zbulimet e Euro 2008-s. Magjistari shqiptar realizoi gol qysh në ndeshjen e parë të tij me Maincin e Bundesligës 2, edhe pse kundër një ekipi inferior si FC Schwabsburg, duke mahnitur shikuesit me elegancën e tij.
Trajneri i ri Jorn Anderson mbeti i kënaqur nga loja e ish-lojtarit të Tiranës, dhe u shpreh për mediat gjermane se objektivi sezonal është ngjitja në Bundesligën 1.
Mainc zhvilloi dy ndeshje me nga 30 minuta, së pari kundër ekipit lokal HNK Croatia Mainz (fitoI 4-0) dhe pas me kampionin e kampionatit lokal FC Schwabsburg (8-0). Hyka shënoi pikërisht në në ndeshjen e dytë.
Fantazisiti i Kombëtares shqiptare, me një kontratë prej 3.5 milionë (1.7 milionë euro neto) ishte edhe transferta me ës shtrenjtë për merkaton shqiptare.
8000 fansa ishin te pranishëm në prezantimin e gjashtë blerjeve të reja të Maincit, midis tyre dhe Hyka.
Më 25 korrik Mainc do të luajë edhe një ndeshje miqësore kundër Rasing Santander. Ekipi spanjoll u rendit në vendin e gjashtë në Primera Divizion dhe merr pjesë në Kupën UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›